1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kthesa e Obamës në politikën energjetike - Presidenti i SHBA-së lejon shpime për naftë para brigjeve të vendit

Preisidenti i SHBA-së Barack Obama i dha fund peshimit të argumentave pro dhe kundër dhe i lejoi tani shpimet për naftë para bregdetit të vendit. Veprimtarët për mbrojtjen e mjedisit janë tmerruar.

default

Një platformë shpimi për nxjerrje nafte në det

Që presidenti Obama lejoi shpime të reja për naftë dhe gaz para brigjeve amerikane, nuk vjen krejt papritur. Në fakt ai ishte paraqitur gjatë fushatës zgjedhore më shumë si kundërshtar i të ashtuquajturave "offshore drillings" dhe pas marrjes së detyrës i kishte ngrirë njëherë planet për shpime të paraardhësit të tij George W. Bush, por në fund të janarit në fjalimin mbi gjendjen e kombit Obama nuk paralajmëroi vetëm ndërtimin e centraleve të reja bërthamore, por edhe vendime të vështira në lidhje me hapjen për shpime nafte dhe gazi të terriroreve në bregdet. Ai tha të mërkurën (28.03) në bazën ajrore Andrews në shtetin Maryland, se nuk e kishte marrë lehtë këtë vendim, por ishte e nevojshme që të eksploroheshin territore në det për shpime: "Për të krijuar rritje ekonomike dhe vende pune si dhe për të mbetur konkurrues ne do të na duhen përveç energjive të ripërtëritshme burime të energjisë tradicionale në vend."

Obama / Afghanistan / Bagram / USA

Presidenti amerikan Barack Obama

Plani i ri provon një kompromis: hapen zona deri tani të bllokuara dhe të tjera mbeten nën mbrojtje

Ndër rajonet ku lejohen pjesërisht për herë të parë shpime bën pjesë bregdeti i Atlantikut nga Florida deri në Delavare, pjesa lindore e Gjirit të Meksikës dhe bregdeti verior i Alaskës. Tabu për firmat e naftës dhe të gazit mbetet ndër të tjera bregdeti perëndimor dhe një territor në Alaskë, ku jetojnë balena të rrezikuara dhe ku peshkohet shumë. Obama deklaroi: "Ne do të përdorim teknologji të reja që i ulin efektet e eksplorimeve për naftë ndaj mjedisit. Do të mbrojmë zona me rëndësi për turizmin, mjedisin dhe sigurinë tonë kombëtare."

Mbrojtësit e mjedisit reaguan të tmerruar ndaj planeve. Sipas tyre, kjo është një politikë energjetike absolutisht e prapambetur. Por, pas paralajmërimit qëndrojnë llogari politike. Së afërmi Obama do të kalojë në Kongres ligjin e tij për mbrojtjen e klimës dhe shpreson që me planin e ri të tërheqë në anën e tij republikanët. Megjithatë, vëzhguesit e konsiderojnë strategjinë si tepër të rrezikshme, pasi Obama zemëron senatorët e partisë së vet, që janë kundër shpimeve të tjera në det. Për shembull senatorin Benjamin Cardin nga shteti buzë Atlantikut Maryland:"Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme. Gjithmonë ka një rrezik për derdhje nafte. Dhe kjo mund të jetë shkatërrimtare për botën e ujit, peshkatarët dhe banorët."

Obama i paraqiti planet e diskutueshme si pjesë e një koncepti të përgjithshëm të politikës energjetike, që vendos thekse edhe në energjitë e ripërtëritshme.

Autor: Sabine Müller / Elert Ajazaj

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora

:

  • Data 02.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MljN
  • Data 02.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MljN