Kthesë: Nga i ka GM papritur kaq shumë para? | Gjermania | DW | 18.06.2010
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kthesë: Nga i ka GM papritur kaq shumë para?

Shefi Opelit Nick Reilly deklaroi të mërkurën në mbrëmje se do t'i tërheqë të gjitha kërkesat për garanci shtetërore në Evropë, dhe do ta rimëkëmbë prodhuesin e automobilëve në Rüsselsheim me mjetet e veta financiare.

General Motors do t'i verë vetë paratë në dispozicion për Opelin.

General Motors do t'i verë vetë paratë në dispozicion për Opelin.

Koncerni mëmë General Motors do t'i verë vetë paratë në dispozicion; edhe pse GM-it i nevojiten si dhe më parë miliarda euro për t'u rimëkëmbur. Para një viti General Motors ndodhej para rrënimit, sot për këtë nuk duan të dëgjojnë më në Detroit.

Nga vijnë të gjitha këto para?

Vetë ekspertët e GM-it në SHBA, janë të irrituar nga gjendja financiare e koncernit. Në mars prodhuesi i automobilëve në Detroit ra në sy me faktin se i ktheu 1,2 miliardë dollarë kredi qeverive të shpëtimtarëve të GM-it, SHBA-së dhe Kanadasë. Dhe pesë vjetë më parë nga ç'kërkohej. Dhe tani GM, heq dorë për bijën e tij Opel nga të gjitha garancitë evropiane. Nga vjen pasuria e papritur e GM-it, pyet shtypi ekonomik i SHBA-së.

Po thotë shefi i ri karismatik i GM-it, Ed Whitacre, i cili prej pesë muajsh është edhe menaxheri kryesor edhe shefi i këshillit drejtues. General Motors që prej gati bankrotit në korrikun e vitit të kaluar e ka administruar paranë në mënyrë të shkëlqyer. Dhe tani shet më shumë makina: "Madje me çmime shumë më të mira. Pa aksionet e reduktimit dhe kreditë e lira, që ishin dikur ngarkesë për bilancin e GM-it."

Warnstreik bei Opel in Rüsselsheim 590 x 220

Rastësi e koniunkturore

"Njërëzit blejnë përsëri papritur markat tona të GM, Chevrolet , Buick,GMC dhe ata blejnë Caddillacs" gëzohet bosi i GM -it. "Dhe unë po ju them, kjo nuk është një rastësi e koniunkturës së automobilëve. Por rezultat i një përpjekjeje nga ana jonë", shton pastaj Whitacre.

863 milionë dollarë vetëm fitim nga tregu amerikan në tremujorin e parë të vitit 2010. Në vend të gjashtë miliardë dollarëve humbje në të njëjtën periudhë të një viti më parë - ky është një sukses i madh, lavdëron 68 vjeçari artin e tij të menaxhimit. Dhe u kërkon pa u drojtur punëtorëve të GM-it : "Ju tani më keni borxh një duartrokitje të madhe."

Dhe rrah shuplakat i pari. Para se të numorojë pastaj tregjet e GM-it, në të cilat koncerni fiton momentalisht shumë.

Sukseset e shitjes në tregjet e automobilëve në ekspansion në Kinë, Indi, Brazil, por edhe në Rusi e bëjnë GM-in gjithnjë e më të pavarur financiarisht. Dhe më të pavarur prej asaj që teksani i vërtetë Whitacre i shmanget si kolerës: subvencioneve, garancive dhe kredive shtetërore. Atë e zemëron çdo ditë, në të cilën GM është akoma kryesisht në duart e qeverive të Amerikës, Kanadasë dhe të sindikatës amerikane të punonjësve të degës së automobilëve. Sa më pak para për taksat, aq më i pavarur GM, aq më autonome vendimet tona, është deviza e Whitacre. Lidhur me temën Evropa ai thotë vetëm: "Ne atje jemi ristrukturuar me sukses."

Ristrukturim me sukses

GM u nda nga Saab si dhe nga tregjet e tij deficitare në SHBA Saturn dhe Pontiac dhe nga konsumuesi i madh i benzinës, Hummer. Por për shkaqe të arsyeshme jo nga Opeli. Whitacre e la që të dështonte marrëveshja e Opel-it me Magnën, sepse ai do ta bëjë të ecë koncernin me teknologjinë për kursimin e benzinës të zhvilluar në Gjermani.

Flash-Galerie Genfer Autosalon

Njëri nga inxhinierët kryesorë të Whitacres, që ka krijuar makinën elektrike Chevy Volt vjen nga qëndra e Opel-it në Russelheim. Whitacre e ndjek me sy vigjilent tregun gjerman dhe bijën gjermane.

Nuk ka spot komercial të GM në SHBA pa Ed Whitacre. 7500 vende pune ka shpëtuar ai në pesë muajt që kur menaxhon, apo më mirë të themi ka krijuar vende të reja. Dhe 1,5 miliardë dollarë ka investuar për modernizimin e 20 fabrikave amerikane dhe kanadeze.

Teksani 68 vjeçar është në fakt një kurë rinimi për GM-in, thonë me shaka gazetarët në SHBA. Dhe prej kësaj bija Opel vetëm mund të përfitojë

Autor: Ralph Sina/ Angelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 18.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NuRe
  • Data 18.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NuRe