1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kthesë në Uashington - Qeveria amerikane nuk lejon publikimin e fotografive të torturës

Ndryshe nga deklaratat e mëparshme, Presidenti Barack Obama nuk ka lejuar botimin fotografive të reja, që tregojnë keqtrajtime të të burgosurve nga ushtarët amerikanë në Irak dhe Afganistan. Pse kjo kthesë?

default

Symbolbild Obama Guantanamo USA Folter Gefängnis Terror Copyright: AP/DW

Përse Barack Obama ndryshon papritmas mendje dhe vendos të mos lejojë publikimin e fotografive, pavarësish se tre javë më parë pati deklaruar ndryshe? Presidenti amerikan i ka borxh gazetarëve një sqarim, sepse u nda prej tyre menjëherë pas leximit të deklaratës së shkurtër.


Barack Obama, i cili njihet si president i dashuruar pas konferencave të shtypi,t nuk deshi kësaj rradhe t`u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve. Në deklaratën e dhënë ai sqaroi, se ka para së gjithash një arsye për të mos publikuar fotografitë, që dokumentojnë metodat brutale që ushtarët amerikanë kanë përdorur kur kanë marrë në pyetje të burgosurit, në Irak dhe Afganistan.

Të buegosur të keqjtrajtuar në Abu Ghraib.

Me këto fotografi, publikut i është treguar më e rëndësishmja, thotë Obama. Pjesa tjetër është për gjykatën ushtarake.

" Shqetësimi për sigurinë e trupave amerikane", thotë Obama e ka shtyrë atë të marrë vendimin për të mos publikuar fotografitë. Por pyetja që shtrohet është, ku ndodhej ky shqetësim para tre javësh kur ai deklaroi se do të bëjë publike fotografitë, që tregojnë abuzimet e të burgosurve nga ushtarët amerikanë në Irak dhe Afganistan. Publikimin e fotografive e ka udhëzuar një gjykatë e Nju Jorkut, në duart e të cilës fotografitë kanë rënë prej një organizate të të drejtave të njeriut.

Papritmas për Obamën nuk vlejnë më as udhëzimet e gjykatësit, as deklarimet e veta. Për të tani ka rëndësi vetëm potenciali i rrezikut që fotografitë do të shkaktonin për ushtarët amerikanë, që janë në misione. Obama druhet se publikimi i fotografive do të shtonte antiamerikanizmin dhe rrezikun për trupat amerikane. Ministri ameriakn i mbrojtjes Robert Gates, si dhe komandantët e trupave amerikane në Afganistan dhe Irak, i patën drejtuar apelin e tyre Obamës, që të mos merret me zbardhjen e të kaluarës së Bushit, dhe të heqë dorë nga publikimi i fotografive.

Përveç kësaj, nga publikimi i fotografive mund të hiqet dorë edhe sepse, krahasuar me fotografitë e njohura të horrorit nga burgu irakian i Abu Ghraibit, ato nuk sjellin gjëra të reja, argumenton Obama. Fotografitë e bëra nga rojet amerikane të burgut, me të burgosurit e zhveshur, që tërhiqen si qena prej litarit të lidhur në grykë, i kanë treguar publikut atë çka është më e rëndësishmja. Fotografitë e reja kanë rëndësi vetëm për hetimet brenda për brenda ushtrisë. Në bazë të fotografive është bërë identifikimi i personave, të cilët janë vënë para përgjegjësisë.

Të buegosur të keqjtrajtuar në Abu Ghraib.

Njerëzit pyesin, pse presidenti amerikan lejon publikimin e raporteve të detajuara të marrjeve në pyetje nga CIA, dhe pengon publikimin e fotografive, gjoja jo sensacioale.

Më i rëndësishëm se publikimi i fotografive është fakti, se ai ka ndaluar të gjitha format e torturave, thekson Obama. Keqtrajtimi i të burgosurve nuk do të lejohet në asnjë mënyrë. Por, këto pohime nuk kanë arritur të qetësojnë shumë prej idhtarëve të tij. Shumë vetë pyesin, pse presidenti amerikan lejon publikimin e raporteve të detajuara të marrjeve në pyetje nga CIA, dhe pengon publikimin e fotografive, gjoja jo sensacioale.

Presidenti amerikan duket se është i vendosur që të pengojë me çdo mënyrë publikimin e fotografive të keqtrajtimeve, duke e çuar çështjen para Gjykatës së Lartë. Vetëm me ndihmën e saj, Obama mund të pengojë publikimin e fotografive, me argumentin e mbrojtjes së sigurisë kombëtare.

Grupi i të drejtave “Bashkimi Amerikan i të Drejtave Civile” pati ngritur një padi në vitin 2004, ku kërkohej publikimi i fotografive. Grupi tha muajin e kaluar, se Pentagoni kishte rënë dakord të bënte publike këto fotografi, para datës 28 maj. Drejtori ekzekutiv i organizatës Enthoni Romero tha, se ndryshimi i qëndrimit nga ana e Presidentit “bie ndesh me vendosmërinë amerikane për transparencë dhe respektim të ligjit”.

Autor: Ralf Sina / Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 14.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HpoR
  • Data 14.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HpoR