1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kthesë e Athinës? Tsipras gati për "kompromisin e vështirë"

Athina e gatshme për kompromisin e padëshiruar. Në "countdown" për gjetjen e zgjidhjes në grindjen mes Greqisë dhe kreditorëve ka zhvillime të reja. Ujdia është "aq pranë si kurrë më parë", njoftohet nga Athina.

Symbolbild zum Treffen Tsipras - Juncker in Brüssel

Gati zgjidhja? Tsipras dhe Juncker takohen në Bruksel

Drama e krizës së borxheve me Greqinë po hyn në fazat e fundit. Gjendja ka javë që është mjaft serioze, por më 18 qershor ministrat e Financave të BE-së do të duhet të debatojnë posaçërisht për Greqinë dhe do të marrin një vendim për qorrsokakun, në të cilin kanë përfunduar bisedimet me qeverinë greke. Të shtunën (13.06) presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka paralajmëruar nga "pasojat e jashtëzakonshme" në rast të daljes së Greqisë nga unioni monetar. Këtë e di edhe kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka thënë Juncker në Shengen, i cili mori pjesë në një ceremoni të shtunën për nder të 30-vjetorit të marrëveshjes së lirë mes vendeve të BE-së (14.06). "Ai e di që gjendja është shkallëzuar. Jam kam bërë të të qartë në të gjitha format e në disa gjuhë", citon agjencia gjermane e lajmeve Juncker. Në ceremoninë e zhvilluar në 30-vjetorin e vendimit të marrëveshjes së Shengenit, që shënoi edhe hapin e parë për lëvizjen e lirë në Europë, Juncker tha se valuta e përbashkët është "një sukses i madh i BE-së", kjo "megjithë përplasjet e padurueshme që po zhvillohen intensivisht këto kohë". "Unë jam kundër rrugës që prej muajsh paraqitet si rruga më e thjeshtë, grexit", ka thënë Juncker. "Sepse një dalje e Greqisë nga eurozona do të kishte pasoja të rënda për popullin grek dhe disavantazhe të mëdha për të gjithë eurozonën", u shpreh Juncker duke paralajmëruar nga formulime si Europa ndodhet "para ditëve vendimtare".

Të shtunën zhvillohen vetëm bisedime në "nivel të ulët teknik" ka theksuar Juncker, ndërsa të dielën priten bisedime të rëndësishme "në një nivel më të lartë teknik" lidhur me propozimet e reja për reforma nga Athina. Të enjten i kam treguar Tsipras edhe "rrugë" se si propozimet e BE-së mund të ndryshohen nga pala greke, shtoi Juncker. "Masa që nuk miratohen nga Greqia" mundet "të zëvendësohen me masa ta tjera që synojnë të njëjtat efekte financiare e për këtë po punon qeveria greke".

Gati për kompromisin e vështirë

Punë me efekt. Sepse me sa duket edhe sinjalet nga Europa e kanë bërë Greqinë të rrisë ritmet për gjetjen e një kompromisi. Përfaqësues të kryeministrit Tsipras bëjnë të ditur të shtunën në një deklaratë se Athina është "gati për kompromisin e vështirë". Greqia do t'u ofrojë kreditorëve propozime të reja për zgjidhjen e krizës së borxheve, dhe të ngarkuar nga kryeministri Tsipras do t'i paraqesin "kundër-propozimet" në Bruksel të shtunën, thuhet aty. Një ujdi është "aq pranë si kurrë më parë". Më parë ishte bërë e ditur se eurozona për shkak të moszgjidhjes së krizës po përgatitet për falimentimin e Athinës. Javën e kaluar Tsipras i hodhi si "absurde" kushtet e institucioneve për kthimin e kredisë së ndihmës prej 7,2 miliardë eurosh, ndërsa propzimet e tij nuk i pranuan institucionet duke i quajtur "të pamjaftueshme".