1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

KS vendos sanksione kundër regjimit të Gaddafit

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, në një seancë të jashtëzakonshme, vendosi njëzëri masa ndëshkuese kundër pushtetmbajtësit libian Muammar el Gaddafi.

default

Seanca e jashtëzakonshme e KS.

Sanksionet përfshijnë një embargo armësh, ndalim hyrjeje në shtete të caktuara dhe ngrirjen e llogarive bankare të Gaddafit dhe të disa prej anëtarëve të familjes së tij si dhe të bashkëpunëtorëve të ngushtë. Poashtu janë përgatitur edhe kushtet për një proces të mundshëm kundër Gaddafit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë, për shkak të krimeve kundër poullit të tij.

Vetë seanca e Këshillit të Sigurimit u përshkua me një atmosferë të jashtëzakonshme - si rrallë herë mbizotëruan emocionet e madje edhe lotët. Ambasadori i Libisë në OKB Abdulraman Shalgham, i cili deri tani ishte një i besuar dhe ithtar i qeverisë libiane, për herë të parë u distancua hapur nga Gaddafi. Ai apeloi tek KS që të ndërmarrë masa për të ndalur gjakderdhjen në vendin e tij.

"Nuk është krim të kërkosh liri"

Libyen UN Sicherheitsrat NO FLASH

Ambasadori i Libisë Mohamed Shalgam i drejtohet me tone emocionale KS.

"Është me rëndësi për popullin e Libisë që KS të marrë vendime për të ndalur këto zhvillime në vendin tim. Kështu nuk mund të shkojë më. Njeriu nuk mund të jetë udhëheqës, mbret dhe president dhe njëkohësisht të vrasë popullin e vet. Nuk është kurrfarë krimi në qoftë se kërkon liri," tha ai.

Përfundimi i fjalimit të tij u përcoll me gjeste të jashtëzakonshme, përqafime me kolegët nga vendet arabe dhe afrikane dhe urime për këtë fjalim. Zëvendësit të tij Dabbashi, i cili javën e kaluar e ka quajtur Gaddafin të "marrë", i rridhnin lotët.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon foli "për një moment historik dhe skena të jashtëzakonshme në Këshillin e Sigurimit.“ Më parë edhe ai apeloi që kundër regjimit të Libisë të vendosen sanksione.

UN-Botschafter Peter Wittig

Ambasadori gjerman Peter Wittig.

„Dhuna duhet të ndërpritet. Ata, të cilët kanë shkaktuar gjakderdhjen e njerëzve të pafajshëm, duhet të dënohen. Të drejtat elementare duhet të respektohen", theksoi ai.

Gjermania mbështet sanksionet

Embargoja e armëve, ndalimi i udhëtimeve, ngrirja e kontove të Gaddafit dhe hapja e mundësisë për një proces kundër Gadafit për krime, janë masa me të cilat dëshmohet se KS është i gatshëm të veprojë shpejt, u shpreh ambasadori gjerman në OKB Peter Wittig.

"Ne angazhohemi që kundër regjimit të Gaddafit të vendosen masa ndëshkuese. Vendimtare është që dhuna në Libi të ndërpritet menjëherë", theksoi ambasadori gjerman. Më parë sanksionet kundër regjimit të Gaddafit i kanë vendosur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Autor: Claudia Sarre/Bahri Cani

Redaktoi: Elert Ajazaj

DW.COM

  • Data 28.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10QCL
  • Data 28.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10QCL