1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

KS mbledhje urgjente për Korenë e Veriut

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mblidhen në një takim urgjent pasi Koreja e Veriut njoftoi se ka testuar me sukses një bombë atomike me hidrogjen.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (OKB) thirri një takim urgjent pas testit bërthamor të Koresë së Veriut. SHBA dyshon për ekzistencën e një bombe me hidrogjen.

Nëse konfirmohet ky test i Koresë së Veriut, ky do të jetë testi i katërt i saj që sfidon sanksionet e Kombeve të Bashuara dhe konfirmon një hap të tjetër drejt zhvillimit të armëve bërthamore.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duan të takohen, për të diskutuar veprimet e mëtejshme, tha një zëdhënëse. "Edhe pse ne ende nuk mund të konfirmojë se një test është kryer, ne dënojmë çdo shkelje të rezolutave të OKB-së dhe i bëjmë thirrje edhe një herë Koresë së Veriut që të veprojë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare."

Edhe Japonia e dënoi fuqishëm testin e pretenduar nga Koreja e Veriut. “Ky është një kërcënim për vendin tonë dhe është tërësisht i patolerueshëm”, tha kryeministri japonez, Shnozo Abe.

Koreja e Jugut njoftoi se ky qe një veprim i vendosur kundër provokimeve nga Koreja e Veriut dhe tha se nuk do të heqë dorë nga programi bërthamor për aq kohë sa Shtetet e Bashkuara “sillen si agresor”