1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

KS i OKB-së kërkon "qartësi"

Raportet për përdorimin e një gazi të rëndë helmues nga qeveria siriane kanë shkaktuar indinjatë në mbarë botën. Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkon sqarimin e rastit.

Në një mbledhje urgjente të kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk arriti që në mënyrë eksplicite të kërkojö fillimin e procedurave për hetime zyrtare mbi përdorimin e supozuar të gazit helmues në Siri. Këshilli i Sigurimit bëri thirrje të mërkurën për sqarimin e akuzave, por pa kërkuar një hetim të drejtpërdrejtë nga inspektorët e OKB-së në Siri. Në të njëjtën kohë megjithatë nga Këshilli u mirëprit, që sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon kishte kërkuar më parë hapjen e hetimeve.

Rebelët sirianë raportojnë për përdorimin e gazit helmues në rajonin Ghouta

Rebelët sirianë raportojnë për përdorimin e gazit helmues në rajonin Ghouta

Rreth 35 vende, përfshirë edhe SHBA-në, Francën dhe Britaninë e Madhe kanë kërkuar që hetimet të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur. Fuqitë me të drejtë vetoje, Rusia dhe Kina, të cilat mbështesin pushtetmbajtësin sirian Bashar al-Assad, sipas të dhënave të diplomatëve penguan aprovimin e një deklaratë formale të Këshillit të Sigurimit mbi këtë çështje.

Deri në 1300 viktima

Megjithatë, sipas zëvendës-sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Jan Eliasson, ekspertët e armëve kimike, që aktualisht ndodhen në Siri duhet të hetojnë rastin. Për këtë janë duke u zhvilluar negociata me qeverinë siriane. Kjo e fundit megjithatë ka deklaruar se aktualisht nuk do të lejojë vizita të ekspertëve të OKB-së në zonën e luftimeve në lindje të Damaskut.

Viktima që supozohet të kenë humbur jetën nga gazi helmues

Viktima që supozohet të kenë humbur jetën nga gazi helmues

Sipas të dhënave të opozitës regjimi sirian ka përdorur të mërkurën gaz helmues gjatë një sulmi masiv në afërsi të Damaskut. Si pasojë jetën kanë humbur qindra njerëz. Të dhënat e grupeve të ndryshme mbi numrin e viktimave ndryshonin jashtëzakonisht shumë. Opozita foli për deri 1360 të vdekur dhe qindra të plagosur. Qeveria në Damask mohoi kategorikisht të ketë përdorur gaz helmues në atë zonë. Por ata nuk kanë mohuar faktin se ushtria kishte sulmuar objektiva në periferitë lindore dhe jugore të Damaskut.