1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

KS i OKB-së dënon sulmin sirian ndaj Turqisë

Në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë gjendja është qetësuar sërish. Madje në mënyrë të tërthortë Siria i ka kërkuar falje Turqisë për sulmin. Por KS i OKB-së ka dënuar sulmin sirian ndaj Turqisë.

Këshilli i Sigurimit i OKB duke diskutuar për Sirinë

Këshilli i Sigurimit i OKB duke diskutuar për Sirinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së e ka dënuar ashpër sulmin sirian me granata në fshatin kufitar turk Akcakale. Pas një mbledhje disaorëshe dhe me një kundërpropozim të dobët të Rusisë organi më i lartë i Kombeve të Bashkuara në Nju Jork ra njëzëri dakord për një deklaratë e cila në të vërtetë nuk bën fajtor askend. Incidenti tregon se sa ndikime serioze mund të ketë kriza në Siri në sigurinë e fqinjëve si dhe paqën dhe stabilitetin në rajon, thuhet në deklaratë. KS i OKB-së kërkoi që menjëherë të ndërpriten shkeljet e tilla të së drejtës ndërkombëtare dhe i bëri thirrje qeverisë siriane që të njohë sovranitetin dhe integritetin territorial të fqinjëve. Turqia ka sulmuar të mërkurën dhe të enjten objektiva në Siri por theksoi më vonë se vendi nuk është i interesuar për luftë.

Westerwelle bën thirrje për maturi

Ministri i Jashtëm gjerman,Guido Westerwelle duke folur për sulmin e Sirisë ndaj Turqisë

Ministri i Jashtëm gjerman,Guido Westerwelle duke folur për sulmin e Sirisë ndaj Turqisë

Pas sulmit sirian ndaj fshatiti kufitar turk, ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle bëri thirrje përsëri për maturi. "Ne kërkojmë që regjimi i Assad-it urgjentisht të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Turqisë dhe fqinjëve të tjerë të tij ... Unë dua të theksoj po ashtu: Ne qëndrojmë në krah të aleatit tonë të NATO-s, Turqisë. Për këtë nuk ka dyshim, por megjithatë ne bëjmë thirrje për qetësi dhe sjellje të matura në këtë situatë të përkeqësuar", tha Westerwelle.

Në të njëjtën kohë ai i bëri thirrje Rusisë dhe Kinës që tensionet e fundit në kufirin turko-sirian ti shohin si një mundësi për të rishikuar qëndrimin e tyre ndaj konfliktit në Siri. "Ne kemi nevojë për një zgjidhje politike dhe një fillim të ri për Sirinë," tha Westerwelle.

Siria tërthorazi i kërkon falje Turqisë

Pamje nga varrimi i viktimave të sulmit sirian në Turqi

Pamje nga varrimi i viktimave të sulmit sirian në Turqi

Ndërkohë në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë gjendja është qetësuar sërish. Bile në mënyrë të tërthortë Siria i ka kërkuar falje Turqisë për sulmin. "Ishte një aksident tragjik", thuhet në Damask. Zëvendëskryeministri turk Beshir Atalay tha të enjten mbrëma (4.10.) në Ankara: "Siria e ka pranuar se ajo qëndron pas sulmit dhe ka kërkuar falje. Ata kanë siguruar se diçka e tillë nuk do të ndodh më asnjëherë. Këtë pala siriane ia ka thënë Kombeve të Bashkuara si palë ndërmjetësuese."