1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

KS i OKB debaton për Kosovën

Një ditë pas Konferencës së Berlinit për Ballkanin, në Nju Jork mbahet seanca e KS për Kosovën. Sekretari i Përgjithshm kërkon ndër tjera edhe vazhdimin e dialogut të Kosovës me Serbinë

KS i OKB

KS i OKB

Në raportin tremujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB Ban Ki Moon, thuhet se "Kosova deri në vitin 2015 duhet të krijojë edhe një gjykatë speciale e cila do të merrej me akuzat për krimet e Ushtrisë Çrimitare të Kosovës (UÇK) ndaj serbëve dhe të tjerëve.

Ata që kanë bërë krime të përgjigjen

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj

Bani kërkon në raportin e tij "mbështetje të fuqishme të institucioneve të Kosovës por edhe Bashkimit Evropian dhe bashkësisë ndërkombëtare për themelimin dhe funksionimin e gjykatës speciale". Raportin e Clint ëilliamson e quan "të një rëndësie të veçantë për respektimin e parimeve elementare të së drejtës ndërkombëtare", duke shtuar se ata që kanë kryer krime duhet të përgjigjen", sepse vetëm në këtë mënyrë "mund të nxitet pajtimi dhe shërimi i plagëve nga e kaluara në Kosovë".

Në senacën ku qëndrimet e Kosovës dhe Serbisë do t'i paraqesin ministrat e jashtëm Enver Hoxhaj dhe Ivica Daçiq do të bëhet fjalë edhe për ngecjet në realizimin e Marrëveshjes së Brukselit. Ban Ki Moon i ka përshëndetur zgjedhjet e lira në Kosovë dhe kërkon vazhdimin sa më të shpjetë të dialogut me Beogradin, për zgjidhjen e problemve të mbetura në raportet mes këtyre dy vendeve.

Marrëveshja dhe dialogu

"Zbatimi i plotë dhe i denjë i Marrëveshjes së Brukselit duhet të mundësojë edhe hapjen dhe zgjidhjen në nivelin më të lartë të çështjeve të mbetura kontestuese, me ndërmjetësimin e BE-së", pohon Ban duke shtuar se palët kanë treguar deri tani "një përkushtim të fuqishëm në procesin e integrimeve evropiane, i cili nënkupton edhe normalizimin e raporteve mes këtyre vendeve".

Ivica Daçiq

Ivica Daçiq

Bani përshëndetë edhe krijimin e komunave në veri të Kosovës si dhe miratimin e statuteve të reja komunale. Ai dënon demonstrata e dhunshme të 22 qershorit duke nënvizuar se incidentet vetëm sa mund të tensionojnë gjendjen edhe më shumë. "Duhet ikur mundësinë e veprimeve të njëanshme dhe retorikën e cila nxiton konfliktet. Problemet duhet të zgjidhen me dialog", pohon ai. Raporti përfshinë periudhën prej 16 prill deri me 15 qershor.