1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Xi Jinping do të ndihmojë për suksesin e G20-ës

5 Korrik 2017

Negociata të vështira priten në takimin e G-20-ës në Hamburg. Kancelarja gjermane Angela Merkel llogarit mbështetjen e Kinës, në mënyrë që në fund të prezantohen rezultate.

https://p.dw.com/p/2fypW
Deutschland China Xi bei Merkel vor dem Brandenburger Tor
Fotografi: Reuters//Courtesy of Bundesregierung/G. Bergmann

"Që të mbledhësh 20 shtete në të gjitha zhvillimet dhe përfytyrimet e tyre nuk është fare e thjeshtë", tha Kancelarja gjermane pas një takimi me Presidentin kinez Xi Jinping në Zyrën Kancelarore në Berlin.

Vendi mikpritës i G-20-ës bashkëpunon gjithmonë ngushtë me orginazatorët e mëparshëm dhe ata të mëpasëm të takimeve të nivelit të lartë, për të garantuar vazhdimësinë e temave. Kina, ku në vitin 2016 u organizua një takim i nivelit të lartë të G-20-ës, bën pjesë si Argjentina në të ashtuquajturën Trojkë të takimit të nivelit të lartë.

Prandaj, Merkeli tha se beson dhe shpreson që "ndonjë vështirësi" ende mund të kapërcehet, u tregua optimiste Merkeli. Në takimin e nivelit të lartë të fuqive të mëdha ekonomike dhe të BE (G20), i cili nis të premten në Hamburg, do të diskutohet para së gjithash për mbrojtjen e klimës dhe për tregtinë botërore.

Xi te Merkel-i
Xi te Merkel-iFotografi: Reuters/A. Schmidt

Merkeli kërkon qasje në treg për sipërmarrjet gjermane

Krahas takimit të nivelit të lartë, në Zyrën Kancelarore u diskutuan edhe tema bilaterale. Merkeli kërkoi një qasje më të mirë në tregun kinez për sipërmarrjet gjermane. Xi theksoi se edhe Pekini synon një bashkëpunim më të mirë në fushat e ekonomisë, të tregtisë dhe të financave. Marrëdhëniet e të dy dyja vendeve janë në një "nivel shumë të lartë", konstatoi ai.

Kina është për nga vëllimi partneri i pestë tregtar i Gjermanisë. Të dyja vendet bënë vitin e kaluar biznes në shumën e rreth 170 miliardë eurove. Megjithatë, kohët e fundit ka pasur tensione, pasi të dyja palët e akuzuan njëra-tjetrën për pengesa në investime.

Pa e përmendur rastin e veprimtarit kinez të të drejtave të njeriut, të sëmurë rëndë, Liu Xiaobo, Merkeli deklaroi veç kësaj se dëshiron ta vazhdojë dialogun për të drejtat e njeriut me Pekinin. Në këtë kuadër ka rëndësi që "sektorët e ndryshëm të shoqërisë të kenë mundësi që të shprehen mirë", tha Kancelarja.