1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kryetari i Komisionit Evropian prezanton strategjinë për rritjen ekonomike "Europa 2020"

Si mësim nga kriza financiare dhe nga dështimi i plotë i Greqisë Komisioni Evropian po kërkon një bashkëpunim më të ngushtë midis shteteve anëtare në politikën ekonomike.

default

Kryetari i Komisionit, José Manuel Barroso

Në vitin 2000 krerët e shteteve dhe të qeverive planifikuan që deri në 2010-ën BE-ja të ngjitej në pozicionin e rajonit më konkurrues dhe më dinamik në botë. Sot Evropa është më larg këtij syimi sesa atëherë. Por kriza ekonomike dhe pasojat e saj e kanë rritur gatishmërinë e evropianëve për bashkëpunim, thotë kryetari i Komisionit, José Manuel Barroso. "Debati mbi përgjigjen ndaj deficitit buxhetor të Greqisë dhe nevoja për ribalancimin e kërkesës në Bashkimin Evropian tregojnë qartë se dallimet midis shteteve anëtare kanë efekt mbi të gjithë të tjerët. Ne jemi më të ndërvarur sesa asnjëherë më parë."

Dokumenti i strategjisë i Komisionit iu jep fund kështjellave në erë për të qenë numri një në botë. Në vend të kësaj Barroso përmend synime konkrete, të matshme, para së gjithash në arsim, kërkime dhe punë, që duhen arritur deri në 2020-ën.

"75 për qind e popullsisë midis 20 dhe 64 vjeç duhet të jetë e zënë me punë. 3 për qind e produktit të brendshëm bruto të BE-së duhet të investohet në kërkime dhe zhvillim. Objektivat 20-20-20 të klimës dhe energjisë duhen arritur. Në rast se kushtet janë të duhura çlirimi i gazrave serrë duhet të ulet me 30 për qind. Ne duhet të kemi më pak se 10 për qind nxënës, që ndërpresin shkollën dhe të paktën 40 për qind e brezit të ri duhet të ketë kryer studimet e larta. Numri i të kërcënuarve prej varfërisë duhet të ulet me 20 milionë."

Në e besoni a jo, aktualisht 80 milionë prej 500 milionë evropianëve janë të kërcënuar nga varfëria. Me siguri, me këtë pikë të fundit Barroso përpiqet t'iu presë krahët edhe kritikëve të majtë. Martin Schulz, kryetari i fraksionit socialist në Parlamentin Evropian, e kishte akuzuar Barroson, se nuk i merr aq seriozisht sa duhet problemet sociale në Evropë.

Autor: Christoph Hasselbach/Elert Ajazaj

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 04.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MJYQ
  • Data 04.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MJYQ