1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kryetari i DTP-së Türk kritikon ndalimin e partisë - Vëzhguesit presin krizë politike në Turqi

Gjykata Kushtetuese e Turqisë ka ndaluar partinë më të madhe kurde DTP të premten, me shpjegimin se ka pasur kontakte me ekstremistët kurdë dhe partinë e ndaluar punëtore, PKK.

default

Ahmet Turk, kryetar i partisë së ndaluar kurde, DTP, para selisë së partisë në Ankara

Disponimi i krerëve të partisë DTP në fundjavë nuk ishte i mirë. Partia e tyre është ndaluar, ndërsa 37 politikanëve të saj u ndalohet që pesë vjet të merren me politikë. Ndër ta është edhe kryetari i partisë, Ahmet Türk.

"Në asnjë fjalim apo kumtesë nuk kemi propaguar dhunën. Megjithatë Gjykata Kushtetuese ka vendosur që përmes një vendimi politik të mbrojë status quonë dhe ideologjinë zyrtare. Kjo ka dëmtuar besimin tonë në paqë dhe vëllazëri në vend."

DTP ishte deri tani partia e vetme kurde me përfaqësues në parlament.

Ndalimin e kësaj partie e ka kërkuar prokuroria e vendit me shpjegimin se "DTP-ja është dorë e zgjatur e organizatës kryengritëse PKK dhe rrezikon unitetin e shtetit dhe kombit turk."

Türkisches Verfassungsgericht verbietet DTP

Kryetari i partisë Ahmet Turk para mediave

Është e vërtetë që DTP-ja deri tani kurrë nuk është distancuar nga partia e ndaluar PKK dhe ka refuzuar ta quajë atë organizatë terroriste. Edhe PKK e ka quajtur DTP-në ndërmjetësuese. DTP-ja ka kërkuar gjithnjë që shefi i PKK-së, Abdullah Öcalan, i cili gjendet në burg, të inkuadrohet në bisedimet paqësore mes qeverisë turke dhe përfaqësuesve të popullit kurd. Sürkrü Kücüksahin, komentator i gazetës turke Hürriyet, pohon se shtetit nuk i ka mbetur ndonjë zgjidhje tjetër juridike.

Ndalimi arsyetohet me gjoja afërsinë e DTP me PKK

"Shtrohet pyetja, nëse DTP-ja ka mundur të jetë më e kujdesshme në kohën e nismës paqësore për zgjidhjen e problemeve.
Ndonëse kjo parti ka kritikuar nacionalizmin në vend, disa fjalime të përfaqësuesve të saj ishin shumë radikale dhe nacionaliste. Jam i bindur se Gjykata e ka pasur vështirë, kur ka vendosur ndalimin e saj, por dëshmitë juridike janë të qarta."

Me fjalë të ngjashme shprehen edhe përfaqësuesit e partisë më të madhe opozitare në Parlament, CHP. Në një kumtesë me shkrim thuhet se CHP është kundër ndalimit të partive, por vendimit nuk mund t'i bësh kritika juridike. Intelektuali kurd Ümit Firat është i tmerruar me këtë praktikë të organeve turke.

„Është turp që në Turqi gjithnjë ndalohen partitë politike. Kaherë është kërkuar, që Gjykata Kushtetuese të mos merret me këto gjëra, sepse ajo nuk duhet të bëhet gjykatë penale e partive.“

Ndalimi i DTP-së u bë në një moment shumë të pavolitshëm, sepse qeveria turke po përpiqet prej muajsh për zgjidhje politike të çështjes kurde. Analistët thonë se ndalimi i DTP-së do të thellojë krizën.

Autor: Kilian Pfeffer

Redaktoi:Angjelina Verbica

  • Data 14.12.2009
  • Autor Angelina Verbica
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/L1ru
  • Data 14.12.2009
  • Autor Angelina Verbica
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/L1ru