1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kryetar i ri i shtetit në Kroaci - Josipoviçi kërkon ta çojë vendin në BE

Stjepan Mesiç, del sot të enjten në pension politik pasi mbajti postin në krye të shtetit kroat për dy legjislacione me radhë. Pasardhësi i tij, Ivo Josipoviç kërkon të çojë Kroacinë në Bashkimin Evropian.

Presidenti i ri kroat, Josipoviç kërkon ta çojë vendin në BE.

Presidenti i ri kroat, Josipoviç kërkon ta çojë vendin në BE.

Në zgjedhjet e balotazhit të zhvilluara në fillim të janarit, Ivo Josipoviç fitoi kundrejt kandidatit tjetër, kryetarit të Bashkisë së Zagrebit, Milan Bandiç. Arsyeja fitoi kundrejt populizmit, shkruajtën komentatorët për fitoren e tij. Socialdemokrati 52 vjeçar është shfaqur deri tani pak në skenën politike. Bregdeti i bukur i Kroacisë dhe profesioni i tij profesor i të drejtës shtetërore në Universitet, i kanë mjaftuar deri tani. Në të ardhmen kjo do të ndryshojë: „Ka mundësi që tani të kem pak kohë për muzikë, sepse posti i presidentit do të më ngarkojë mjaft. Por unë jam si zogjtë e natës. Gjatë ditës do të kryejë detyrimet dhe gjatë natës, meqenëse kam nevojë për më pak gjumë se njerëzit e tjerë, do të dëgjojë muzikë.“

Stjepan Mesiç

Stjepan Mesiç - Me largimin e tij nga politika, largohet edhe politikani i fundit, i cili ka marrë pjesë në përcaktimin e fatit të shtetit shumëpopujsh të Jugosllavisë, të shpërbërë tashmë.

Objektivi i deklaruar i Josipoviçit është që, duke qenë në krye të shtetit ta shpjerë vendin e tij në Bashkimin Evropian. Vërtet që ata që e dëshirojnë anëtarësinë e vendit në BE, kanë kaluar prej muajsh në pakicë, por kjo mund të ndryshojë tha juristi me emër në ditën e zgjedhjeve, mund të ndryshojë nëpërmjet një politike të drejtë dhe të arsyeshme: „Unë jam krejtësisht i bindur se ne të gjithë duam të jetojmë në një vend ku puna shpërblehet dhe krimi dënohet, në një vend të sigurisë dhe drejtësisë sociale.“

Josipoviçi nuk donte të jepte hollësi të tjera. Në fund të fundit kompetencat e ardhshme të tij si kryetar shteti janë të kufizuara, dhe me kryeministren konservator Jadranka Kosor, nuk do të donte ta prishte menjëherë.

Kurse Stipe Mesiçi që po largohet nga posti nuk i kursen kritikat. Në fund të dhjetëvjeçarit të qëndrimit në post, 75 vjeçari veteran në politikë akuzon partinë në pushtet për korruspion dhe mungesë kompetence në rradhët e saj. Të gjitha përpjekjet kundër dështimit ekonomik janë të kota, nëse Kroacia nuk nxjerr më në fund ligje të reja dhe moderne: „Në fund të mbajtjes së postit unë u përballa me recesionin. Unë lëshova sinjalet e alarmit dhe paralajmërova, por ata që duhet të dëgjonin i mbyllën veshët. Edhe sot, borxhet shtetërore vazhdojnë të prezantohen si sukses."

Ivo Josipoviç

Ivo Josipoviç

Mesiçi ka qenë dekada të tëra mes fotografive të politikanëve nga Ballkani, me mjekrën e tij të thinjur dhe vetullat si shkurre. Ai ka qenë kryetari i fundit i presidiumit kollektiv në ish Jugosllavi, para fillimit të luftës së përgjakshme. Më pas Mesiçi u përpoq të përmirësonte imazhin e prishur të vendit të tij: „Ne e hapëm Kroacinë për Evropën dhe botën, por edhe për fqinjët tanë. Mua më kujtohet se dhjetë vjet më parë komunikimi me fqinjët tanë, ka qenë minimal, sidomos me ish kundërshtarët e luftës.“

Në fakt sot kjo ka ndryshuar. Megjithatë në aktivitetin e largimit të Stipe Mesiçit dhe marrjes së postit nga pasardhësi nuk do të marrë pjesë asnjë politikan i lartë serb. Por lista e miqve përmban ndër të tjera edhe emrin e presidentin kosovar. Kroacia e ka njohur prej kohësh ish provincën serbe të Kosovës, si shtet.

Autor : Jörg Pass / Aida Cama

Redaktoi : Mimoza Cika - Kelmendi

DW.COM

  • Data 18.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/M4VA
  • Data 18.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/M4VA