1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kryesorja të ngopet barku: nis Konferenca e Organizatës Botërore për Ushqimin FAO

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon hapi në Romë konferencën e FAO-s. Në të do të zhvillohen konsultime për rrugëdalje nga kriza e ushqimeve. Afrika Perëndimore preket veçanërisht nga rritjet e çmimeve

Harta botërore e urisë, e publikuar nga FAO

Harta botërore e urisë, e publikuar nga FAO

Tregu në stacionin e autobusëve në Abixhan, në Bregun e Fildishtë. Serga Koné është ulur mbi një grumbull thasësh orizi. Të gjithë vijnë nga Tajlanda. As këtë oriz të lirë importi nuk arrin ta shesë. Për orizin vendas as që bëhet fjalë.

"Orizi është bërë tepër i shtrenjtë për njerëzit. Shumë nuk kanë para, nuk dinë se ç'të bëjnë." / "Hahet shumë më pak." / "Fëmijët, nëna, babai: të gjithë nuk ngopen. Mbrëmjeve pijmë ujë dhe biem të flemë. Kaq."

Në Afrikën Perëndimore orizi është ushqim bazë. Me „Poulet Braisé“, pulë të fërguar ose me thieboudienne pikante, gjellën kombëtare të Senegalit. Edhe në Liberi pothuajse nuk ka gjellë pa kokrra orizi. 90 për qind e tij importohet, kryesisht nga Azia dhe nga SHBA. Mary Allen punon në një restorant të thjeshtë në kryeqytetin Monrovia. Orizi i mirë që gatuhet me gjalpë, thotë ajo, kushton ndërkohë 40 dollarë liberianë gota. I zakonshmi njëzet. Para një viti të dy kushtonin vetëm sa gjysma.

"Çmimet e larta të orizit tregojnë efekt edhe tek biznesi i restoranteve. Tani hedhim më pak oriz në pjata. Gjithçka po shtrenjtohet, nuk kemi zgjidhje tjetër. Klientët ankohet, por nuk kemi se ç'bëjmë ."

Jetën pa oriz nuk e përfytyrojnë dot shumë afrikanë. Për shembull në Guinea-Bissau. Atje tregtarët ofruan pak kohë më parë më shumë se 100 tonë oriz të prishur. Me çmim të ulur, kuptohet. Gjatë gatimit orizi i prishur lëshon një erë të neveritshme, disave u përzihet nga ai. Megjithatë, orizi u shit mirë.

  • Data 03.06.2008
  • Autor Marc Duge /Rabat
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EBsN
  • Data 03.06.2008
  • Autor Marc Duge /Rabat
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EBsN