1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kryesorët e Evropës diskutojnë për krizën financiare

Kryetarët e shteteve të katër vendeve kryesore të BE-së konsultohen për pasojat e kizës në tregjet financiare.

Ministrat e financave të BE-së në Porto, Portugali, 14 shtator, 2007

Ministrat e financave të BE-së në Porto, Portugali, 14 shtator, 2007

Në takimin në Londër janë ftuar kryeministri britanik Gordon Brown, kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti i Francës Nicolas Sarkozy dhe kryeministri në italian në detyrë Romano Prodi. Edhe presidenti i komisionit të BE-së Jose Manuel Barroso pritet në takim. Nga Londra

Në shtëpinë vet secili ka nga një bankë në krizë

Gjermanët kanë WestLB, francezët Societé Generale dhe anglezët Bankën e hipotekave Northern Rock. Megjithë disa ndryshime në detaje të gjitha ata javët e muajt fundit kanë shënuar humbje milionëshe, nëse përmes dështimit të spekullimeve me aksione, me mashtrime apo përmes turbullirave në tregun amerikan të imobilieve.

Në secilin prej këtyre rasteve dështoi kontrolli

Kryeministri britanik Gordon Brown e ndjeu këtë në kurriz, fillimisht në parlament, kur iu desh të mbronte planin e emergjencës për bankën Northern Rock kundër opozitës. Shefi i konservatorëve Camo e akuzoi se ka pritur shumë.

Fillimisht ishte për shtetëzimin e bankës së hipotekave, pastaj qe në një avion me miliarderin Richard Branson dhe papritur u harrua plani. dhe kryeministri nuk tregon se cfarë u kushton kjo taksapaguesve britanikë, së paku 55 miliardë pfundë. Kjo është për cdo shtëpi një kredi e re. Për sa kohë duhet paguar kjo?"

Optimizmi nuk duhet të bjerë

Kryeministri vetë përmend gjendjen e keqe ekonomike në ishull. Po ashtu si kancelarja gjermane Angela Merkel në Berlin edhe britaniku mundohet, që të përhapë optimizëm. Në përgjithësi gjendja në Britaninë e Madhe është e qëndrueshme. "Bilanci ekonomik i laburistëve është i mirë. Që prej dhjetë vjetësh stabilitet, 3,1% rritje, më e larta e vendeve të G7, papunësi të ulët dhe inflacion i ulët. Kështu shkohet përpara dhe jo me kursin zik-zak të opozitës."

Megjithatë edhe Gordon Brown u desh të pranojë, se në rastin e Northern Rock kontrolli financiar ka nderhyrë shumë vonë dhe shumë i pavendosur. Në këtë përfundim arrin edhe një raport i pavarur, që u publiku në fundjavën e kaluar. John Mc i komisionit hetimor e përmbledh kritikën: "Vetëm bizneset e rrezikshme me kredi të bankës të japin shkak për shqetësim, sepse në gjysmën e parë të 2007 numri i kredive të reja te Northern Rock u rrit me 19 Prozent. Një rritje e ndjeshme po të kemi parasysh madhësinë e sipërmarrjes. Kjo duhet t´i kishte befasuar organet e kontrollit. Përse nuk ka shtruar askush pyetje? Asnjë nga drejtorët me përvojë nuk donte të dinte, e përse bisnezi me kredi lulëzonte kaq shumë në krahasim me konkurencën."

Vendime të rëndësishne nuk priten

Në samitin e vogël sot në Londër kryetarët e shteteve do të parashikojnë strategjitë për t´u mbrojtur së bashku në të ardhmen nga kriza. Vendime të forta apo iniciativa ligjore nuk priten. Një nxitje nga katër shtetet e mëdha të BE-së do të zemëronte të voglat. Kështu që samiti mbetet një lloj raundi përgatitor për konferencën e ardhshme të G8 në Japoni.

  • Data 29.01.2008
  • Autor Silke Engel / Londër
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CzMA
  • Data 29.01.2008
  • Autor Silke Engel / Londër
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CzMA