1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kryeprokurore e re në Hagë

Fatou Bensouda është Kryeprokuroja e re e Gjykatës Penale Ndërkombëtare të OKB. Juristja nga Gambia që pason Luis Moreno-Ocampo-n ka përvojë të gjatë me Tribunalin e Hagës.

default

Fatou Bensouda

Ajo kondsiderohet si një grua e fortë me karrierën e saj: Fatou Bensouda 51 vjeç dhe nga Gambia. Gjykata Penale Ndërkombëtare (IStGH) e zgjodhi atë në mes kandidatëve të tjerë. Qysh prej vitit 2004, ajo ka qenë zevëndëse e Kryeprokurorit Luis- Moreno Ocampo në Hagë dhe tani e pason atë në postin më të lartë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Bensouda vlerësohet si shumë kopetente në profesion dhe ka shumë përvojë me Tribunalin e Kombeve të Bashkuara për krime lufte.

Besim në drejtësi dhe paqe

Shtator 2010, Berlin- Konferencë për dënimet e krimeve në Afrikë me Jerome J. Verdier, Fatou Bensouda, Ute Schaeffer, Kai Ambos.

Shtator 2010, Berlin- Konferencë për dënimet e krimeve në Afrikë me Jerome J. Verdier, Fatou Bensouda, Ute Schaeffer, Kai Ambos.

Pas studimit të shkencave juridike në Nigeri, Fatou Bensuda e filloi karrierën e saj në vitin 1987 si prokurore në Gambia. Më pas ajo u bë kryeprokurore në vendin e saj. Në Malta ajo mbrojti dizertacionin për të drejtën ndëkombëtare maritime duke qenë ekspertja e parë ndërkombëtare në këtë fushë. Para se të angazhohej me punë në Gjykatën e Hagës, ajo ishte Drejtore e Tribunalit të Kombeve të Bashkuara për krime lufte në Arusha, Tanzani. Aty ajo ka ndihmuar në zbardhjen e mizorive dhe genocidit të kryera atje.

Ajo është e bindur që puna e Tribunalit të Hagës ndihmon në parandalimin e krimeve kundër njerëzimit, veçanërisht në Afrikë. "Nënshkruesit e Statutit të Romës e kanë bërë të qartë se ekziston një lidhje thelbësore mes drejtësisë dhe paqes“, thotë Bensouda.

Besuada mund të veprojë edhe më mirë

Për shkak të prejardhjes së saj afrikane Fatou Bensouda duket se është mëse e përshtatshme si pasardhëse e Ocampo-s, nga përvoja e Gjykatës me proceset kundër afrikanëve të akuzuar për krime. Profesor Kai Ambos, drejtor i sektorit të së drejtës penale të huaj dhe së drejtës ndërkombëtare penale në Universitetin e Götingenit e njeh personalisht Bensoudën. Ai admiron aftësitë e saj në sjelljen me njerëzit.

Ambos mendon se ajo ka shanse të mira të jetë e sukseseshme si kryeprokurore, sepse „si zëvendëse e Ocampos e njeh nga brenda këtë institucion gjyqësor dhe e di edhe çfarë gabimesh ka bërë ai. Bensuada është e mirëinformuar për problemet e Tribunalit dhe për këtë ajo mund të veprojë shumë më mirë se ai“, mendon Profesor Ambos.

Pavarësisht kritikave të shumta për punën e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, reputacioni i Bensoudas deri tani ka qenë i paprekur. Për këtë flet edhe fakti që në dhjetor të 2011 vendet anëtare ranë dakord që të zgjidhej ajo si pasardhëse e Ocampos

Drejtësia e bardhë kundër afrikanëve

Vendet afrikane anëtare të Tribunalit të Hagës përshëndetën zgjedhjen e një juristeje me përvojë, që e njeh kontinentin afrikan si askush tjetër, në drejtimin e këtij institucioni. Pothuajse të gjitha proceset në vijim kanë të bëjnë me afrikanët, në mesin e tyre presidenti sudanez, Omar al Baschir, ish zëvendëspresindenti i Kongos, Jena-Pierre Bemba dhe po ashtu ish-presidenti ndërkaq i vdekur i Libisë, Muamar Al-Ghaddafi.

Por për shumë afrikanë është e pakuptimtë që vetëm afrikanët ndodhen në bankën e të akuzuarve. Shumë janë të mendimit se Gjykata Penale Ndërkombëtare është ngritur - siç thuhet- si një Gjykatë „e bardhë“ për të larë hesapet me afrikanët.

Por kjo bie poshtë nisur nga fakti që mbi 30 vende afrikane e kanë nënshkruar Statutin e Romës dhe janë bërë anëtarë të Tribunalit të Hagës. Gati një e treta e gjyqtarëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare vijnë nga Afrika.