1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kryepeshkopi afrikano-jugor Desmond Tutu përpiqet të ndërmjetësojë në Kenia

Gjendja në Kenia vazhdon të jetë e acaruar dhe po shoqërohet me incidente. Për këtë shkak demonstrata e madhe e paralajmëruar për të enjten u anulua.

default

Luftëtarë masai

„Kibaki na mori shpirtin - ne duam Railën“ – këto janë disa nga thirrjet e protestuesve dhe pasuesve të opozitës në Kenia, e cila vazhdon protestat e saj paqësore ndaj fitores së dyshimtë të presidentit Mvai Kibaki.
„Njerëzit nuk flenë më natën, sepse u duhet të mbrohen për shkak të tensioneve që shkatoi falsifikimi i zgjedhjeve prej Kibakit – njerëzit votuan për Odinga.“ - sqaron një nga protestuesit.
"Ne do të luftojmë për të drejtat tona. S'ka rëndësi nëse na vrasin apo jo. Një popull mund ta vrasësh, por jo idenë." - shton një tjetër.
Protestuesit nuk arritën të depertonin në qytet, sepse njësitë e policisë dhe të ushtrisë i penguan duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Në periferitë e Nairobit po ngrihen barrikada, po digjen dyqane dhe po bllokohen rrugët.
Ndërkohë përpjekjet për ndërmjetësim kanë arritur kulmin. Gjatë ditës së enjte në Nairobi erdhi nga Afrika e Jugut mbajtësi i çmimit Nobel për paqen, Desmond Tutu. Ai u takua rreth dy orë me Raila Odingën dhe diskutoi për propozimin e BE-së dhe të SHBA-ve që në këtë çështje të ndërmjetësojë presidenti i Ganës John Kufuor. Pas këtij takimi Tutu u shpreh i kënaqur, se "opozita është e gatshme dhe gëzohet që dikush të ndërmjetësojë për t'i dhënë fund krizës në vend. Opozita dëshiron të ofrojë idetë dhe kontributin e saj në këtë drejtim, gjë që më duket se është një përfundim shumë i mirë."
Presidenti Mvai Kibaki, u shpreh fillimisht përmes zëdhënësit të tij, se nuk donte ta priste Tutun, dhe se pranon të hyjë në bisedime vetëm kur në vend të jetë qetësuar gjendja dhe të jetë vendosur paqja.
Ndërkohë që qeveria vazhdon ta mohojë krizën, e cila nga data 30.12. deri tani duhet t'u ketë kushtuar jetën më tepër se 300 vetëve, prokurori i përgjithshëm i vendit Amos Vako kërkoi një rishqyrtim të pavarur të numrit të votave. Këtë gjë e kishin kërkuar edhe vëzhguesit ndërkombëtarë. Por edhe në rast se bëhet kjo, ka dyshime se gjatë ditëve të fundit qeveria duhet t'i ketë falsifikuar dokumetat që mund t'i nënshtohen rishqyrtimit.
  • Data 03.01.2008
  • Autor Marc Engelhardt
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ck1P
  • Data 03.01.2008
  • Autor Marc Engelhardt
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ck1P