1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi në Berlin

Presidenti i Parlamentit të Kosovës Dr. Jakup Krasniqi ishte sot (30.11) mysafir në Berlin i Presidentit të Bundestag-ut, Prof. Dr. Norbert Lammert. Temë e bisedimeve ishin zhvillimet politike në Kosovë.

Dr. Jakup Krasniqi dhe Prof. Dr. Norbert Lammert

Dr. Jakup Krasniqi dhe Prof. Dr. Norbert Lammert

Fillojnë debatet për perspektivën europiane të Kosovës

„Ne kemi vlerësuar së bashku nivelin e marrëdhënieve, i cili në nivel parlamentar gjatë viteve të fundit është zgjeruar vazhdimisht, tha Norbert Lammert,  i cili u shpreh i gëzuar që Presidenti i Parlamentit  të Kosovës me delegacionin e tij është ftuar në një vizitë zyrtare. Ne kemi filluar një debat të hapur për zhvillimet e viteve të fundit dhe kjo do të vazhdojë në dy ditët e ardhshme nëpër komisone të ndryshme parlamentare. Janë diskutuar gjithashtu edhe çështje lidhur me perspektivën europiane për Kosovën.“

Parlamentet punojnë mirë së bashku

Jakup Krasniqi  shprehu falenderimet e tij për pritjen e përzemërt nga Presidenti Bundestagut. Ne kemi zhvilluar një bisedë shumë miqësore për zhvillimet në Kosovë. "Sepse  kjo është vizita e parë e Krasniqit  pas pavarësisë së Kosovës. "Unë falenderoj Presidentin Lammert dhe Gjermaninë për mbështetjen që na ka dhënë".

Temë e takimit ishin ndër të tjera edhe zhvillimet politike të Kosovës  dhe puna e Parlamentit. Parlamenti i Kosovës punon shumë mirë së bashku me Bundestagun gjerman, tha Krasniqi. Ky bashkëpunim do të vazhdojë  edhe në të ardhmen", theksoi ai.

Dr. Jakup Krasniqi dhe Prof. Dr. Norbert Lammert

Dr. Jakup Krasniqi dhe Prof. Dr. Norbert Lammert

Gjatë qëndrimit në Berlin delegacioni i parlamentit të Kosovës do të zhvillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Bundestag, si me grupin e Unionit, FDP dhe të Gjelbërit, si dhe do të zhvillojë bisedime  në Komisionin për politikë të jashtme.

Deputetët kosovarë të pranishëm në Bundestag

Nesër (01.12) Krasniqi dhe deputetët, që e shoqërojnë, do të jenë të ftuar të jenë të pranishëm në një seancë të Bundestagut.

Delegacioni parlamentar nga Kosova përbëhet nga Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit, Vjosa Osmani, anëtare e Komisionit për Integrime Evropiane, Donika Kadaj-Bujupi, anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme, Bilall Sherifi, këshilltar i lartë politik i kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe Skender Reçica, këshilltar për protokoll dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

Autor: dpa/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Angjelina Verbica