1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kryengritësit kurdë liruan tetë ushtarë turq

A ka shenja për zgjidhje diplomatike të konfliktit dypalësh?

Ushtarë turq në kufirin me Irakun

Ushtarë turq në kufirin me Irakun

Pak para udhëtimit në SHBA të kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan, kryengritësit kurdë liruan tetë ushtarë turq. Ata qenë rrëmbyer më 21 tetor në kufirin turko-irakian brenda territorit turk. Ndoshta ky duhet parë si sukses i bisedimeve që zhvilluan tri ditët e shkuara në konferencën ndërkombëtare për Irakun qeveria turke dhe përfaqësues të Bagdadit dhe Uashingtonit. Fakt është se tetë ushtarët e rrëmbyer turq që prej 21 tetorit, u liruan. Këtë lajm e bëri të ditur sot në mëngjes agjencia prokurde e lajmeve Firat News Agency, dhe ndëkohë këtë lajm e kanë publikuar edhe stacionet televizive turke. Sic u bë e ditur, ushtarët gëzojnë shëndet të mirë. Ndërkohë ata kanë mbërritur në Turqi.

Firat News bën të ditur më tej, se ushtarët iu dorëzuan një delegacioni, që përbëhej nga ministri i brendshëm i administratës rajonale autonome kurde-irakiane, Mahmud Osman, përfaqësuesi i një grupi të të drejtave të njeriut si dhe dy deputetët Aysel Tugluk dhe Fatma Kurtulan, nga partia prokurde DTP. DTP-ja ka statusin e një fraksioni në parlamentin turk.

Në luftimet midis ushtrisë turke dhe luftëtarëve guerilas të PKK-së dy javë më parë, u vranë 12 ushtarë turq dhe u plagosën 17 të tjerë.

Si pasojë e luftimeve, në radhët e popullatës turke qe dëgjuar gjithnjë e më e fortë kërkesa për një marshim të ushtrisë turke në Irakun e Veriut. Qeveria turke nën kryeministrin Erdogan kërcënon nga ky shkak me një operacion ushtarak në drejtim të Irakut të Veriut- edhe nëse ajo do të kishte preferuar gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike. Nga ky shkak, në ditët e shkuara, në bisedime bilaterale me përfaqësues nga Uashingtoni dhe Bagdadi qeveria turke i shqyrtoi të gjitha mundësitë për një zgjidhje paqësore të konfliktit. Por gjendja konsiderohet edhe më tej shumë e tendosur.

Vendimtare në këtë kuadër është edhe një bisedë midis Rexhep Taip Erdoganit dhe presidentit të SHBA, ditën e hënë në Uashington. Qeveria turke pret nga SHBA si pushtetmbajtëse në Bagdad dhe njëkohësisht një aleate në NATO një mbështetje të qartë në luftë kundër PKK, të cilën të dyja qeveritë e quajnë organizatë terroriste.

  • Data 04.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C0vD
  • Data 04.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C0vD