1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kryeministri spanjoll: Me dorë të fortë kundër korrupsionit në parti

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy hedh poshtë me forcë njoftimet e medias për pagesa parash ilegale në favor të drejtuesve të partisë së tij.

default

Rajoy

Për shkak të valës së skandaleve të korrupsionit të Partisë Popullore (PP), e cila është në pushtet në Spanjë, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy, deklaroi se do të reagojë ashpër ndaj çdo lloj parregullsie. "Në rast se marr vesh për parregullsi apo qëndrime të padrejta të anëtarëve të partisë sonë, unë do të veproj me dorë të fortë." - premtoi Mariano Rajoy në përfundim të samitit komunal të Partisë Popullore në Almeria (19.01).

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy hodhi njëkohësisht poshtë me forcë edhe njoftimet e medias për pagesa parash ilegale në favor të drejtuesve të partisë së tij.

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Popullore, María Dolores de Cospedal dhe dy paraardhësit e saj në këtë post theksuan gjatë ditëve të takimit në mënyrë të qartë se "faturat e partisë janë në përputhje me ligjet" dhe se "nuk kishte pasur asnjëherë ndonjë parregullsi".

Symbolbild Kriminalität

Gazeta "El Mundo" njoftonte në numrin e saj të së premtes, duke cituar një informator anonim, se udhëheqja e Partisë Popullore konservatore kishte marrë për vite me radhë nga sipërmarrës "pagesa ilegale" në vlerë nga 5.000 në 15.000 euro.

Kreu i opozitës socialiste Alfredo Pérez Rubalcaba kërkoi nga Rajoy "shpjegime të menjëhershme".

Rreth njëmijë protestues kërkuan të premten në darkë para selisë së Partisë Popullore në Madrid dorëheqjes.

Gazeta "El Pais" njoftonte në numrin e saj të së shtunës për një "stuhi" në radhët e Partisë Popullore spanjolle.