1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kryeministri slloven Pahor i befasuar për mosratifikimin e protokolleve

Një lajm i keq për Kroacinë dhe Shqipërinë nga Sllovenia. Për shkak të mosmarrëveshjeve maxhorancë opozitë Parlamenti slloven nuk e ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Kroacisë dhe Shqipërinë në NATO

default

Flamujt e Shqipërisë, NATO-s dhe Kroacisë

Parlamenti i Sllovenisë e ndërpreu seancën pak para fillimit të debatit për ratifikimin e protokollit për anëtarësinë e Kroacisë dhe Shqipërisë në NATO. Shkaku ishte kundërshtimi i Partisë Demokratike Sllovene, të Janez Janshës, i cili kërkonte deklarimin lidhur me raportin financiar për vitin 2007. Jansha tha se partia e tij ka vendosur, që të ndërmarrë këtë hap për shkak se për herë të parë përbërja e re e parlamentit ka refuzaur ta miratojë raportin finaciar të qeverisë së kaluar. Jansha hodhi poshtë akuzat për mospjesëmarrje në punën e Komisionit Shtetëror për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Kroacisë dhe Shqipërisë në NATO. Sipas tij kjo është një çështje, që ka të bëjë me sigurinë në Evropën Juglindore dhe me interesat e Sllovenisë.

Parlamentswahl Slowenien

Kryeministri slloven, Borut Pahor

Kryeministri i Sllovenisë Borut Pahor, ishte plotësisht i befasuar me sjelljen e partisë më të madhe opozitare, e cila konteston edhe politikën e Sllovenisë në raportet ndërkombëtare.

"Kjo prek besueshmërinë e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë ndaj shtetit tonë, sepse për anëtarësimin e tyre në NATO është i domosdoshëm ratifikimi."

Seanca e re e Parlamentit të Sllovenisë mund të mbahet vetëm pas dy javësh, por pa marrëveshjen Pahor-Jansha nuk mund të sigurohen dy të tretat e votave të deputetëve, sa janë të domosdoshme për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Kroacisë dhe Shqipërisë në NATO. Në seancën e parlemtit slloven ishin edhe shumë gazetarë të huaj dhe përfaqësues të vendeve anëtare të NATO-s.

  • Data 30.01.2009
  • Autor Gordana Simonovic
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Gjy8
  • Data 30.01.2009
  • Autor Gordana Simonovic
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Gjy8