1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kryeministri Sali Berisha së shpejti vizitë zyrtare në Berlin

Kryeministri i Shqipërisë do të vizitojë Gjermaninë, kur të dy vendet celebrojnë 20 vjetorin e marrëdhënieve mes tyre. Gjatë kësaj periudhe mbështetja financiare e Gjermanisë për Shqipërinë ka qënë mbi 700 milion euro.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

Me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha pritet të realizojë në Berlin në një vizitë të nivelit të lartë. Stafet e dy kryeministrave janë në përgatitjet e fundit për axhendën e këtij aktiviteti. Kjo është bërë e ditur gjatë ditës së hënë në mbrëmje në Tiranë, gjatë një takimi që Drejtori për Evropën dhe Amerikën e Veriut, të Fondacionit gjerman "Konrad Adenauer", Dr. Thomas Kunze ka zhvilluar me shefin e qeverisë shqiptare. Dr. Kunze e përshkroi këtë vizitë "si një ngjarje të rëndësishme që do t’i forcojë edhe më tej marrëdhëniet midis dy qeverive dhe të dy vendeve".

Gjatë takimit kryeministri Sali Berisha ka shprehur mirënjohjen për rolin e rëndësishëm që Fondacioni "Kondrad Adenauer" ka dhënë "në transformimin dhe në forcimin e institucioneve demokratike në Shqipëri e në rajonin e Europës Juglindore". Gjithashtu ai ka theksuar dhe "mirënjohjen e thellë të shqiptarëve dhe qeverisë shqiptare për ndihmën e vazhdueshme dhe të pakursyer, që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë". Vizita e kryeministrit Sali Berisha në Gjermani dhe takimi i tij me kancelaren Angela Merkel zhvillohet në një moment të vecantë, kur dy vendet celebrojnë 20 vjetorin e marrëdhënieve mes tyre.

Vetëm pak kohë më parë duke folur në një aktvitet të ambasadës gjermane në Tiranë, ambasadori Bernd Borchardt u shpreh për një bilanc mjaft pozitiv të bashkëpunimit 20 vjecar. "Në këto 20 vjet bashkëpunim Gjermania i ka vënë në dispozicion Shqipërisë më tepër se 700 milion euro. Nga këndvështrimi i Gjermanisë, nuk ka asnjë vend tjetër në botë për të cilin të jenë hedhur kaq shumë mjete financiare për frymë të popullsisë. Edhe kryeministri Sali Berisha e ka përmendur që Gjermania me mjetet financiare të vëna në dispozicion Shqipërisë, qoftë në nivel dy palësh, qoftë në kuadër të programeve të BE-së, mbetet donatori kryesor për Shqipërinë" është shprehur ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Bernd Borchardt.

Drejtori për Evropën dhe Amerikën e Veriut, të fondacionit gjerman "Konrad Adenauer", Dr. Thomas Kunze ka zhvilluar dhe një takim me kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli, ku është folur dhe për hapjen së shpejti të një zyre të Fondacionit në Shqipëri, si shenjë e intensifikimit të programeve për anëtarët e parlamenti, juristëve, medias etj.

  • Data 26.08.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F4uS
  • Data 26.08.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F4uS