1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kryeministri maqedonas Gruevski në Tiranë

Projektet e përbashkëta në infrastrukturë dhe energjetikë në qendër të bashkëpunimit shqiptaro-maqedonas. Investimet e përbashkëta në përmirësimin infrastrukturor janë prezantuar si prioritare.

default

Projekti që pritet të realizohet së shpejti është një linjë e përbashkët kufitare që fillon nga Kërçova dhe që konsiderohet si nyje përfshirëse në Korridorin 8. Autostrada Tiranë-Shkup është një tjetër plan investimi që pritet të ketë impakt të konsiderueshëm në të dy vendet, veçanërisht në fushën e turizmit.

Pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha, kryeministri Nikola Gruevski deklaroi për mediat akordin dypalësh për ndërlidhjen energjetike mes dy vendeve. Sipas kryeministrit maqedonas projekti është në fazën studimit të fizibilitetit. "Ky është një projekt i përbashkët me Bullgarinë dhe Shqipërinë dhe do të kërkojmë fonde për ndërtimin e kësaj linje", deklaroi Gruevski.

Dy kryeministrat Berisha dhe Gruevskikishin në fokus të takimit edhe trajtimin e pakicave në dy vendet e tyre, një çështje që jo rrallë ka qenë shkas për tensione në marrëdhëniet mes vendeve. Kryeministri i Shqipërisë Berisha vlerësoi shumë rolin e shqiptarëve në paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e Maqedonisë. "Ne e shohim me interes shumë të madh progresin e këtij vendi dhe të shoqërisë multietnike, si një rast unik, një rast të shkëlqyer për t'u bërë shembull i ndritshëm në gadishullin e Ballkanit", deklaroi kryeministri Sali Berisha. Ai shprehu garancinë e Tiranës zyrtare për të vazhduar mbrojtjen dhe respektimin e lirive dhe të drejtave të pakicës maqedonase, kryesisht në juglindje të Shqipërisë.

Gjatë qendrimit të Gruevskit në Shqipëri u finalizuan dy marrëveshje mes vendeve që lidhen me lehtësinë e qarkullimit të shtetasve. Njëra lejon njohjen e lejeve të qarkullimit të drejtuesve të automjeteve duke evituar procedimet burokratike në përdorimin e lejeve të qarkullimit ndërkombëtar. Marrëveshja tjetër parashikon hapjen e pikës kufitare Trebisht-Xhepisht, që favorizon në mënyrë të veçantë qarkullimin e banorëve në zonat kufitare.