1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kryeministri kinez në kurs afrimi me Indinë

Kryeministri i ri i Kinës Li Keqiang u angazhua në Indi për një bashkëpunim më të thellë mes dy vendeve më të populluara në botë. Kjo është vizita e parë e tij jashtë shtetit që nga marrja e postit.

Ai dëshiron "të rrisë besimin e ndërsjellë, të zgjerojë bashkëpunimin dhe t'i kthehet të ardhmes", tha Li në një takim me kryeministrin indian Manmohan Singh në kryeqytetin Nju Delhi. Ai shtoi se paqja botërore nuk mund të ekzistojë pa besimin strategjik midis Indisë dhe Kinës.

Mosmarrëveshjet e vjetra kufitare rëndojnë marrëdhëniet

Në foto, Li Keqiang dhe Manmohan Singh

Në foto, Li Keqiang dhe Manmohan Singh

Fakti që udhëtimi i parë i Li-së jashtë vendit çon në Indi është shumë simbolik dhe dëshmon për përpjekjet e Kinës për të përmirësuar marrëdhëniet me Indinë. Së fundi midis dy vendeve bërthamore ishte ndezur përsëri një konflikt kufitar në rajonin e Himalajeve, Kashmir. Ky konflikt kufitar ka dekada që rëndon marrëdhëniet dypalëshe. Kështu edhe në muajin prill India kishte akuzuar forcat e armatosura kineze se kishin depërtuar gati 20 km larg në territorin indian. Konfrontimi i prillit zgjati tre javë deri sa të dyja palët më në fund tërhoqën trupat e tyre nga rajoni kufitar.

Li, i cili drejton qeverinë në Pekin që nga mesi i marsit, ka zhvilluar të dielën bisedime me kryeministrin indian Singh. Takimi është zhvilluar nën masa të rrepta të sigurisë, rrugët kryesore u bllokuan nga frika e ndërhyrjes së demonstruesve pro-tibetian.

Në rrugë drejt Evropës

Në foto, Li Keqiang dhe Manmohan Singh

Në foto, Li Keqiang dhe Manmohan Singh

Në agjendën e Li-së kishte gjithashtu takime me kryetaren e Partisë së Kongresit në pushtet, Sonia Gandhi si dhe përfaqësues të lartë të partisë kryesore opozitare Janata Bharatiya. Nga India, kryeministri kinez fluturon për në Pakistan dhe Zvicër, para se të dielën e ardhshme të pritet në Berlin nga kancelarja gjermane Angela Merkel (CDU).

Kina është partneri i dytë më i madh tregtar i Indisë, volumi tregtar midis dy vendeve vitin e kaluar arriti në gati 67 miliardë dollarë (51.8 miliardë euro). Deri në vitin 2015, Pekini ka në plan të zgjerojë tregtinë më Indinë dhe të kalojë mbi 100 miliardë dollarë.