1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kryeministri i Sllovenisë dëshiron të ulë në një tryezë presidentin e Serbisë Boris Tadic dhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri slloven, Borut Pahor, tha gjatë një vizite në Kosovë se akoma nuk janë tejkaluar mosmarrëveshjet në lidhje me konferencën e liderëve të Ballkanit Perëndimor në fund të këtij muaji në Bërdo të Sllovenisë.

Borut Pahor

Borut Pahor

Kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor, dëshiron që të ulë në një tavolinë ballë për ballë, presidentin e Serbisë Boris Tadic dhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku edhe me shumë liderë të vendeve të Evropës Juglindore. Kjo synohet të arrihet në një takim që pritet të zhvillohet në fund të këtij muaji në Bërdo të Sllovenisë ku do të bisedohet për bashkëpunimin rajonal dhe afrimin e këtij rajoni me BE-së.

“Ideja është që të mblidhen së bashku liderët e të gjitha shteteve të rajonit së bashku dhe udhëheqës të BE-së, të flasim për perspektivën evropiane të këtyre vendeve në të ardhmen dhe jo vetëm të pyetet se çfarë po bën BE-ja për këto vende të rajonit, por se çfarë i ofrojnë Evropës vendet e rajonit ”, tha kryeministri Borut Pahor në një konferencë për media.

Mirëpo nokiqiri i takimit të Bërdos nuk ka arritur t'i zgjidhë akoma të gjitha detajet se si do të përfaqësohen shtetet dhe çfarë mbishkrimi do të mbajnë në tryezë. Kjo për faktin që kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dëshiron që në tryezën e tij të jetë mbishkrimi, Republika e Kosovës, mirëpo, kjo nuk pranohet nga Serbia dhe presidenti i Serbisë Boris Tadic.

“Unë do të dëshiroja që atje të kem presidentin serb Boris Tadic, një lider shumë i rëndësishëm dhe po ashtu dëshiroj që atje të kem edhe kryeministrin Hashim Thaçi. Akoma nuk kemi arritur të specifikojmë detajet për simbolet dhe mbishkrimet e përfaqësimit, mirëpo jemi duke biseduar për detajet dhe shpresoj se do të arrijmë një zgjidhje”, tha kryeministri Slloven Borut Pahor.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, thotë se Kosova do të jetë në krye të përgjegjësive për stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon: “Kosova tashmë ka ndërtuar raporte të shkëlqyeshme edhe me Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi, duam dhe kemi vullnet si Kosovë për fqinjësi të mirë edhe me Serbinë në mënyrë që të kemi bashkëpunim rajonal të interesave të përbashkëta për vendet tona.”

Në takimin e Berdos në Slloveni, Serbia ka thënë se Kosova mund të përfaqësohet me mbishkrimin UNMIK-Kosovo, mirëpo kjo është hedhur poshtë nga kryeministri Hashim Thaçi. Në takimin e Berdos do të flasë edhe shefi i UNMIK-ut, Lamberdo Zannieri, por udhëheqësit kosovarë janë shprehur se Kosovën mund ta përfaqësojnë vetëm udhëheqësit e institucioneve të saj dhe askush tjetër.

Autor: Bekim Shehu
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 09.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MO1k
  • Data 09.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MO1k