1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kryeministri i ri i Serbisë Daçiç: Integrimi evropian pa njohjen e Kosovës

Parlamenti serb miratoi qeverinë e kryeministrit të ri Ivica Daçiç. Perëndimi e sheh me shqetësim praninë e nacionalistëve në qeveri. Daçiç e përjashton kategorikisht njohjen e Kosovës.

Kryeministri i ri serb Ivica Daçiç

Kryeministri i ri serb Ivica Daçiç

Ish-zëdhënësi i Sllobodan Millosheviçit është zgjedhur kryeministër i ri i Serbisë. Deputetët në parlamentin në Beograd mbështetën me votat e tyre socialistin Ivica Daçiç dhe kabinetin e tij pas rreth 12 orë debatesh. Parlamentarët serbë me shumicë votash (142 pro dhe 72 kundër) miratuan qeverinë e re pas një nate diskutimesh të nxehta. Lideri socialist Daçiç bëri të qartë se do ta lerë pas të kaluarën e përgjakshme të vendit të tij dhe do të fokusohet në integrimin evropian. "Nëse thuhet se fjala Ballkan do të thotë 'gjak dhe mjaltë' atëherë them se kemi pasur mjaft gjak dhe ka ardhur koha të ndiejmë shijen e mjatit", tha Daçiç në parlament gjatë debatit para votimit. "Serbia po u shtrin dorën e pajtimit, të gjithëve. Le të mos merremi më me të kaluarën, le të merremi me të ardhmen."

Daçiç: prioritet integrimi evropian por jo njohje e Kosovës

Daçiç: prioritet integrimi evropian por jo njohje e Kosovës

Partia e Daçiçit doli forca e tretë politike në zgjedhjet e 6 Majit në Serbi, por ai siguroi postin e kryeministrit pas bashkimit në aleancë me nacionalistët e "Partisë së Progresit" të presidentit Tomislav Nikoliç.

Prania e nacionalistëve në qeverinë serbe ka alarmuar Perëndimin. Në fillimet e karrierës së tij Daçiç ka qenë "i mbrojturi" dhe zëdhënësi i Millosheviçit.

Të enjten (26.07.2012) gjatë prezantimit të kabinetin të tij qeveritar Daçiç theksoi se synimi i tij është përgatitja e rrugës për anëtarësim në BE. "Objektivi ynë është shpejtimi i procesit të integrimit evropian me përpjekje maskimale për të marrë një datë për fillimin e hyrjes në BE", deklaroi Daçiç.

Ai gjithashtu deklaroi se luftimi i korrupsionit do të jetë priroritet i punës së qeverisë së tij dhe se njohja e Kosovës si shtet sovran përjashtohet kategorikisht.

DW.COM