1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka nisur një vizitë në Shqipëri

Takime politike, shpallja "Qytetar Nderi" i Vlorës dhe marrja e Çelësit të Tiranës në axhendë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Hashim Thaçi nis sot paradite një vizitë zyrtare në Shqipëri. Kjo vizitë është cilësuar në Tiranë si "vizita e parë e kryeministrit të Kosovës së pavarur". I ftuar nga homologu i tij, Sali Berisha, qysh në fillim të këtij muaji, Hashim Thaçi ka planifikuar takime dhe veprimtari intesive gjatë qëndrimit të tij 48 orësh jo vetëm në Tiranë, por dhe në Kavajë, Durrës dhe në Vlorë. Kryeministri Hashim Thaçi do të ketë kontakte me të gjithë spektrin kryesor politik, do të mbajë një fjalim para deputetëve të parlamnentit, ka programuar hapësira kohore për të bërë deklarata me median, si dhe do të jetë pjesamrrës në veprimtari protokollare së bashku me delegacionin që e ndjek.

Në një deklaratë paraprake që ka lëshuar për mediat në Shqipëri, mikpritësi i tij Berisha është shprehur se "kjo vizitë do të na japë mundësinë e shkëlqyer për të biseduar lidhur me proceset politike dhe sfidat me të cilat përballet Kosova, zhvillimet më të fundit në rajon, për prioritetet e bashkëpunimit tonë vëllazëror dhe domosdoshmërinë e zgjerimit e thellimit të tij më tej, duke e shtrirë dhe institucionalizuar atë në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë".

Gjatë qëndrimi të tij në Shqipëri, Hashim Thaçi pritet të jetë prezent në ceremoninë zyrtare të hapjes së misionit diplomatik të Kosovës në Tiranë. Por ndër pjesët kulmore të vizitës së tij do të jetë marrja e titullit honorifik "Qytetar Nderi" në qytetin e Vlorës, ditën e premte, ku kryeministri kosovar ka programuar dhe një takim të zgjeruar pune me autoritetet lokale atje. Në një ceremoni zyrtare më herët Hashim Thaçi do të marrë nga Bashkia e Tiranës në mënyrë simbolike Celësin e Kryeqytetit të Shqipërisë, një rit që i është rezervuar prej vitesh disave prej personaliteteve shumë të shquara politike dhe publike nga vende të tjera të botës.

  • Data 19.06.2008
  • Autor Arben Muka/Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EMjE
  • Data 19.06.2008
  • Autor Arben Muka/Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EMjE