1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kryeministri Berisha zotëron listën e ish bashkëpunëtorëve të policisë sekrete të kohës së diktaturës

Kryeministri Sali Berisha deklaroi në Parlament se: „Publikimi i saj do të nxirrte nga politika shumë deputetë të opozitës së majtë“.

Projekt artistik me Leninin, Zyrih

Projekt artistik me Leninin, Zyrih

Ka mjaftuar kërkesa e opozitës që ligji për hapjen e këtyre dosjeve të miratohet brenda sesionit parlamentar të këtij viti, që mes saj dhe maxhrancës të shkëmbehen akuza të rënda, të ndërsjellta për të shkuarën dhe pastërtinë morale të politikanëve nga secila palë. Ngutja e opozitës për të miratuar ligjin brenda 2007-ës për kryeministrin Beerisha frymëzohet nga padurimi i socialistëve opozitarë për të larë hesapet mes tyre. „Ju, tha Berisha, të hënën në Parlament, nuk keni asnjë qëllim tjetër përveç se larjes së hesapeve me njëri tjetrin përmes këtij ligji. Ajo që doni eshte të çliroheni nga njëri tjetri.“

Në kontekstin e një akuze të tillë, kryeministri publikoi të hënën në Parlament edhe atë që në qarqet politike dhe në opinionin publik vendas ka përbërë një të vërtetë të pathënë kurrë zyrtarisht deri më sot: zotërimin nga Berisha të listës së ish spiunëve të Sigurimit famëkeq të shtetit, policisë sekrete të diktaturës komuniste. Duke ju drejtuar opozitës, kryeministri tha të hënën: “ Nëse publikoj listën dijeni mirë se shume prej jush nuk do të ecin më në korridoret e Parlamentit, por as qeveria ime nuk ka për të rënë, siç parashikoni ju për shkak të ministrave me dosje“

Duke publikuar arsyen pse ai ka zotëruar pushtetin e dosjeve sekrete kryeministri Berisha tha, se kjo e drejtë i përkiste atij që nga koha e mandatit të parë qeverisës të demokratëve, 1992- 1997, kur ai ishte President i Shqipërisë.“ Posti që kisha më dha mundësi të kem në dispozizion të plotë gjithë informacionin,“ tha Berisha para deputetëve.

Ndonëse zotërimi i listës së spiunëve nga Berisha ka qenë një pushtet i njohur për të majtë dhe të djathtë, pohimi nga vetë ai, nxiti reagimin e ashpër të opozitës. Kryetarja e deputetëve socilaistë, Valentina Leskaj tha se kartën e dosjeve sekrete kryeministri po e nxjerr si shenjë shantazhi me shumë ndaj të vetëve, sesa ndaj opozitës, gjë e papranueshme, sipas saj per t´u bërë në Parlament.

Duke i bëri thirrje Berishës të publikojë listën e spiunëve, edhe pse ai e tha qarte se ka emra te shumtë politikanësh te opozitës, kryetarja e grupit parlamentar të socialistëve, Valentina Leskaj, shprehu njëherazi edhe gatishmërinë për të bashkëpunuar në pastrimin e politikës. Por kontributi i opozitës do të reduktohet vetëm tek përmirësimi i draftit të paraqitur nga demokratët e Berishës, pasi kryeministri bëri të ditur se vetëm ai draft dhe jo i socialistëve do të diskutohet në javët e ardhshme në Parlament.

Vetëm tani 17 vjet pas përmbysjes së regjimit komunist, në Shqipëri ka të ngjarë të miratohet ligji për hapjen e dosjeve të ish bashkëpunëtorëve të policisë sekrete të kohës së diktaturës, duke mbyllur një debat të gjatë ndër vite. Klasa e saj politike duke mos zbatuar modelin e Gjermanisë, Çekisë apo Polonisë ku këto dosje u hapën menjëherë pas rënies së regjimeve komuniste, pati në duar zotërimin e misterit të listës së emrave me dosje, i cili është konsideruar nga opinioni i pavarur publik dhe shoqëria civile si armë shantazhi në duart e protagonistëve të forcave të majta apo të djathta, në rotacionin e tyre të marrjes së pushtetit.


  • Data 26.11.2007
  • Autor Ani Ruci/ Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CTQ9
  • Data 26.11.2007
  • Autor Ani Ruci/ Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CTQ9