1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kryeministri çek Neças: Dorëheqje pas reprezalies

Një aksion spektakular i policisë ka zhytur Çekinë në një kaos politik: Pas arrestimit të bashkëpunëtorëve më të ngushtë të dyshuar për spiunazh dhe korrupsion, kryeministri Neças jep dorëheqjen.

Kryeministri çek, Petër Neças paraqet sot dorëheqjen e tij pas arrestimit të disa zyrtarëve të lartë me akuza për korrupsion. “Do të paraqes dorëheqjen si kryeministër dhe si kryetar partie. Dua të theksoj se jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë time politike dhe do të përballoj pasojat e saj”,-bëri të ditur Neças gjatë natës së të dielës para  kamerave.


Neças njoftoi këtë vendim pas takimit me bordin e partisë Partia Demokratike Qytetare që ai përfaqëson. Kryeministri tha se koalicioni do të përpiqet të formojë një qeveri të re, të udhëhequr nga një eksponent i partisë së tij e ODS-së për të qeverisur deri në zgjedhjet e planifikuara.
Dorëheqja e tij vjen si rezultat i dyshimeve  për një skandal korrupsioni dhe spiunazhi, që përfshin edhe ndihmësen e tij të afërt.

Tërmeti politik në fakt filloi me një reprezalie spektakulare javën e kaluar:  400 hetues  kontrolluan selinë e kryeministrisë dhe 30 ndërtesa e banesa të tjera. Po ashtu, tetë punonjës të lartë  civilë dhe politikanë u arrestuan, në mesin e të cilëve edhe një nga koleget më të ngushta të kryeministrit. Përveç kësaj u konfiskuan disa milionë euro dhe dhjetë kilogramë flori.

Skandali i korrupsionit në qarqet më të larta politike?

Jana Nagyova , Petr Necas, Tschechien

Kryeministri Petr Neças dhe bashkëpunëtorja e ngushtë Jana Nagyova

Për sfondin e këtij aksioni aktualisht  qarkullojnë shumë thashetheme, por prokurorët përkatës ende nuk  kanë dhënë informacione konkrete. Deri më tani janë dy pista hetimi - abuzim ndaj detyrës dhe përfshirja në korrupsioni. Ende është e paqartë nëse këto të dyja janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Për bashkëpunëtoren  e ngushtë të Neças, Jana Nagyová  duhet të jenë grumbulluar informacione edhe nga bashkëshortja e kryeministrit. Ajo dyshohet që të ketë spiunuar  edhe lidhur me një sekret ushtarak.Për këtë duhet të jetë marrë në pyetje edhe  shefi i shërbimit sekret të Çekisë. Nga ana tjetër, hetuesit duket se kanë rënë në gjurmët  e një skandali  të lartë korrupsioni  në qarqet më të larta politike.

Nëse vetë kryeministri Petër Neças personalisht  është i përfshirë në këtë aferë, kjo mbetet për tu shqyrtuar. Ai mbahej në Republikën Çeke si një njeri i pastër, prandaj kjo situatë e re ka tronditur mbarë opinionin. Pak ditë më parë para reprezalies së policisë, ai kishte bërë të ditur ndarjen  nga bashkëshortja e tij, por vëzhguesit çekë dyshojnë që kjo është e lidhur me  skandalin e aferës.