1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kryeministri çek gjendet ngushtë - Opozita detyron mocion mosbesimi

Kryeministri konservativ i Çekisë, Mirek Topolanek, po përpiqet të ruajë pushtetin e tij. Socialdemokratët në opozitë paraqesin mocionin besimi në parlament.

default

*** Hornung, Radar gegen Visa-Freiheit? - Tschechiens Regierungschef bei Bush *** Czech Republic's Prime Minister Mirek Topolanek answers questions during an interview with the Associated Press at the Governments headquarters in Prague, Czech Republic, Monday, Feb. 25, 2008. Topolanek meets with U.S. President George W. Bush in Washington on Wednesday to discuss The U.S. missile defense system. (AP Photo/Petr David Josek)

Për Mirek Topolanek ishte një goditje e rëndë kur moderatorja e televizionit çek dha të shtunën e kaluar (18.10.) rezultatet e zgjedhjeve rajonale.


Zero me 13 ishte rezultati për partinë e Topolanekut, ODS. Ajo nuk do të ketë mundësi të caktojë as edhe një kryeministër të vetëm të rajoneve. E gjithë harta e Çekisë kishte ngjyrën portokalli gjatë publikimit të rezultateve të zgjedhjeve në televizion. Kjo është ngjyra e socialdemokratëve në opozitë. Disfatës në zgjedhjet rajonale, iu shtua rezultati i dobët i partisë ODS në pushtet, në raundin e parë të zgjedhjeve të pjesshme, për dhomën e dytë të parlamentit, senatin. Se çfarë lë të kuptohet ky rezultat e bëri të qartë presidenti i vendit Vaclav Klaus, njëkohësisht kryetar nderi i ODS-së.


"Një nga mesazhet e këtyre zgjedhjeve është që zgjedhësit dëshërojnë një ndryshim."


Me ndryshim nënkuptohet në rradhë të parë Mirek Topolaneku. Kryeministri prej kohësh ndodhet në konflikt me presidentin Klaus. Ndërkohë që presidenti është një kundërshtar i shpallur i BE-së, Topolanek bën pjesë në krahun e moderuar të partisë ODS. Kështu kryetari i qeverisë, ndryshe nga Klaus, dëshëron ratifikim e marrëveshjes së Lisbonës, gjë që ende nuk ka ndodhur. Por Topolanek ka bërë shumë gabime politike të cilat janë shkaktare të humbjeve të partisë në tij në zgjedhje. Shkurtime në shëndetësi, reforma gjysmake sociale dhe fiskale të cilat iu janë përcjellë jo mirë zgjedhësve. Rënia ishte thuajse e paraprogramuar. Kërkesa e opozitës e para së gjithash e kryetarit të socialdemokratëve Jiri Paroubek, për dorëheqjen e kryeministrit ishte e parashikueshme.


"Qeveria e ODS-së dëmton shtetin social. Paaftësia e përfaqësuesve të saj kërcënon emrin e mirë të Çekisë në botë dhe Evropë. Nëse unë do të isha në vendin e Mirek Topolanekut, do të hiqja dorë vullnetarisht nga detyra e kryeministrit."


Mocioni i mosbesimit sot do të ndihmojë në këtë drejtim. Socialdemokratët shpresojnë rrëzimin e qeverisë së Topolanekut që përbëhet nga konservatorët, kristiandemokratët dhe të gjelbrit. Një llogari e thjeshtë shifrash flet për mundësinë e mbijetesës politike të qeverisë. Por Topolanek nuk mund të jetë plotësisht i sigurtë pasi armiqtë e tij të vërtetë gjenden brenda partisë konservatore ODS. Ndër ta është edhe kryebashkiaku i Pragës, Pavel Bem. Bem e krahason gjendjen e partisë së tij me betejën vendimtare përpara fundit të botës.


"Zgjedhjet vërtet nuk kanë përfunduar, por ODS-ja është vetëm një hap larg Armagedonit. Jiri Paroubekut po i ofrohet mundësia të përmbushë ëndrrën e tij të tmerrshme, pra të qeverisë me komunistët çekë."


Bem ka mbështetjen e presidentit çek Klaus. Ai mbron një linjë në ODS që refuzon me vendosmëri marrëveshjen e Lisbonës ashtu si çdo hap tjetër drejt integrimit në BE. Mesa duket Bem dhe Vaclav Klaus kanë rënë dakort për qëndrimin e tyre të mëtejshëm. Kështu kryeministri Topolanek nuk mund të jetë i sigurtë se mocioni i mosbesimit nuk do të marrë shumicën e votave. Topolanek u bën megjithatë thirrje zgjedhësve të votojnë për të ndaluar marshin e socialdemokratëve.


E gjithë kjo polemikë nuk do të ishte veçse një tregti politike e zakonshme në Çeki nëse vendi nuk do të ndodhej përpara një përgjegjësie të madhe në Europë. Më 1 janar Çekia do të marrë presidencën e rradhës të BE-së. Një qeveri e aftë për të vepruar është në këtë rast e domosdoshme. Por kjo, siç thuhet në Pragë, nuk i intereson aspak Vaclav Klausit. Presidenti çek të cilit i pëlqen ta krahasojë BE-në me ish Bashkimin Sovjetik, dëshëron të jetë drejtuesi i fuqishëm në prapaskenë i fijeve politike. Nëse qeveria është e dobët, atëherë ai si president mund t'i bëjë të qartë Evropës gjithë refuzimin e tij.

  • Data 22.10.2008
  • Autor Hornung, Peter / Prag (DLF)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FegN
  • Data 22.10.2008
  • Autor Hornung, Peter / Prag (DLF)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FegN