1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor - Në Durrës për integrimin ekonomik të rajonit

Kryeministri Rama është mikpritës i takimit informal me homologët e tij nga vendet e Ballkanit Perendimor, takim që zhvillohet sot në qytetin bregdetar të Durrësit. Në fokus është integrimi ekonomik i rajonit.

Qellimi i takimit eshte nxitja per zbatimin e zotimeve te marra ne Samitin e Triestes, te zhvilluar muajin e kaluar, ne kuader te Procesit te Berlinit, te nisur nga kancelarja Angela Merkel, ne gushtin e 2014-es, per t'i dhene impulse te reja integrimit europian te rajonit.

Integrimi ekonomik i BP

Takimi informal nje ditor ka ne qender zbatimin Planit Shumevjecar te Veprimit per te krijuar Zonen Ekonomike Rajonale, per te cilen u ra dakort ne Trieste, Vemendje i kushtohet tregetise, sherbimeve,investimeve dhe ekonomise dixhitale me synim rritjen ekonomike dhe hapjen e vendeve te reja te punes ne rajon.

Integrimi rajonal-Hapa konkrete

Burime nga kryeministria pohuan sot per DW se ne takimin e sotem informal ne Durres kryeministrat e vendeve te Ballkanit diskutojne hapat konkrete per integrimin e rajonit te tilla si: njohja e ndersjellte e kualifikimeve profesionale, identifikimi dhe heqja e barrierave qe pengojne tregtine dhe investimet, hapja e dialogut rajonal per transformimin dixhital, fillimin e negociatave per ngritjen e nje mekanizmi rajonal per zgjidhjen e mosmarreveshjeve.

BE-rikonfirmon mbeshtetjen e tij

Burime zyrtare bejne me dije se sot ne takimin informal,ne Durres marrin pjese kryeministrja e Serbia, Ana Brnabic, kryeministri i Kosoves, Isa Mustafa, i Bosnje-Herzegovines, Denis Zvizdic, kreu i qeverise maqedonase, Zoran Zaev, kryeministri i Malit te Zi, Dushko Markovic. Ne takim merr pjese edhe Johannes Hahn, Komisioner i BE per Politikat e Fqinjesise Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit si edhe Zv.Presidenti i Bankes Boterore per Europen dhe Azine Qendrore, Cyril Muller.

Albanien Hafenstadt Durres (picture alliance/imagestate/Spectrum)

Ne njoftimin per shtyp te Delegacionit te BE ne Tirane lidhur me takimin e sotem vihen ne dukje se "BE mbeshtet fuqishem bashkepunimin rajonal ne BP per te lidhur ekonomite dhe njerezit brenda vete rajonit nga njera ane, dhe rajonit me BE nga ana tjeter, si pjese integrale e perspektives se hyrjes ne BE."

Edhe pse procesi zyrtar i zgjerimit te BE mbetet ne pritje deri ne vitin 2019, BE demonstron vullnetin politik per te mbajtur zotimet lidhur me perspektiven europiane te BP, sidomos ne kushtet aktuale te rritjes se ndikimit te Rusise ne rajon, te konsideruar prej saj si nje hapesire historike interesash.

Ne takimin informal te Durresit behet nje bilanc i ecurise se Procesit te Berlinit nga konferenca e Berlinit ne gusht 2014 ne Samitin e Triestes muajin e kaluar. Pritet qe kreret e qeverive te BP te ndermarrin hapa konkrete per te siguruar ngritjen e Zones Ekonomike Rajonale.