1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania - Tregu i punës

Kryediplomatët e BE-së diskutojnë sot për Kosovën

Pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë ministrat e jashtëm të BE-së mblidhen sot për konsultime në Bruksel. Në zgjedhjet parlamentare në Kosovë partia demokratike e ish udhëheqësit të UÇK-së Hashim Thaçi ka fituar shumicën me 34 përqind. Thaçi ka deklaruar se në rast se zgjidhet kryeministër do të shpallë pavarësinë. Tek 27 qeveritë e BE-së ravijëzohet një shumicë për njohjen e pavarësisë, por akoma nuk ekziston uniteti për një vendim të tillë nga BE. Vetëm pas raportit të treshes ndërkombëtare për Kosovën, që do t´i dorëzohet Sekretarit të Përgjithshem të OKB-së Ban Ki Moon me 10 dhjetor dhe diskutimeve të reja në Këshillin e Sigurimit, BE-ja do t´i japë fund grindjes së brendshme. Në Moskë kryetari i komisionit të jashtëm të Dumës Konstantin Kossatschjov, e vuri në pikëpyetje rezultatin e zgjedhjeve, sepse pakica serbe e ka bojkotuar votimin. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 45 përqind.

  • Data 19.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CInm
  • Data 19.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CInm