1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kronologji e sulmeve terroriste në Gjermani

Sulmet e qarqeve ekstreme islamiste në Gjermania janë evituar deri tani. Me një përjashtim.

 

Tetor 2016 - Leipzig

Siriani Dschaber al-Bakr arrestohet në Leipzig, pasi e kapën disa bashkëatdhetarë të tij. 22-vjeçari kishte siguruar mjete shpërthyese me qëllim që të sulmojë aeroportin në Berlin apo dhe objektiva të tjera. Pak pas arrestimit Al-Bakr kreu vetëvrasje në burgun e Lajpcigut. 

24 korrik 2016 - Ansbach

Në hyrje të festivalit muzikor, refugjati 27-vjeçar nga Siria, Mohammed D. hodhi veten në erë duke plagosur shumë njerëz. D. është deklaruar si pjesë e IS. Ky njeri me probleme psiqike ka marrë udhëzime me telefon për këtë shpërthim. IS pohon se kjo ishte vepër e tij.

18 korrik 2016 - Würzburg

Një 17-vjeçar, refugjat nga Afganistani, sulmoi me një sopatë dhe thikë shumë udhëtarë në një tren rajonal në Würzburg. Shumë persona u lënduan, pjesërisht rëndë. Autori i sulmit u vra nga policia gjatë përpjekjeve për të ikur. Sulmi ishte me motiv islamike. Por nuk është e qartë nëse 17-vjeçari  ka pasur kontakte me IS-in, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Hetuesit mendojnë se ai është radikalizuar vet.

Maj 2016 - Düsseldorf

Tre persona të dyshuar të IS-it u arrestuan në Renaninë Veriore-Vestfali, Brandenburg dhe Baden-Vyrtemberg. Autoritetet kanë arrestuar edhe një person të katërt në Francë, për të cilin dyshohet se ka pasur lidhje me këtë grup dhe ka planifikuar sulme në Dyseldorf. Qëllimi ishte vrasja e sa më shumë civilëve me mjete shpërthyese.

Prill 2016 - Esen

Si pasojë e një sulmi me mjete shpërthyese në një tempull fetar të bashkësisë fetare Sikh në Esen u plagosën tre persona, njëri prej tyre rëndë. Më pas u arrestua një i mitur, i dyshuar për këtë vepër, për të cilin dyshohet se ka lidhje me skenën salafiste në Gjermani.

26 shkurt - Hanover

15-vjeçarja Safia S. sulmon një polic gjaë një kontrolli në stacionin e trenave në Hanover. Nëpunësi u plagos rëndë me armë të ftohtë, të rrezikshme për jetën. S. planifkionte, sipas policisë, t'i bashkangjitet milicëve terroristë të "Shtetit Islamik".

Shkurt 2016 - Berlin

Policia zbulon një rrejt të dyshuar terrorist dhe njëkohësisht bën arrestime në shumë lande: Berlin, Renani´ Veriore-Vestfali, Saksoni e Poshtme. Katër algjerianë të arrestuar dyshohen për planifikimin e sulmeve terroriste në Berlin. Planifikimet ishin në fazën fillestare.

Prill 2015 - Oberursel

Policia e Hesenit arreston në Oberursel një çift të dyshuar për përkatësi salafiste dhe planifikimin e një sulmi terrorist. Objkektivi i tyre ishte një garë çiklizmi, e cila u shty. Në shtëpinë e këtij çifti u gjet një mjet shpërthyes. Burri u dënua me 2,5 vjet heqje lirie, por nuk ka të dhëna konkrete për afërsinë e tij me IS. Gruaja është liruar nga akuzat.

Dhjetor 2012 - Bonn

Në stacionin e trenave në Bon gjendet një çantë me lëndë shpërthyese. Prokuria federale mendon se pas kësaj tentative për shpërthim qëndrojnë qarqet radikale islamike. Më 2013 arrestohen katër persona, të cilët dyshohet se kishin planifikuar një sulm ndaj shefit të grupit ekstremist "Pro NRW".  Mendohet se njëri prej tyre ka vënë edhe bombën në Bon. Procesi gjyqësor kundër tyre ka filluar në shtator 2014 në Dyseldorf.

Prill 2011 - Düsseldorf

Hetuesit arrestojnë në Dyseldorf tre persona të dyshuar si anëtarë të Al-Kaidës, nën akuzën për përgatitjen e sulmeve terroriste në Gjermani. Në dhjetor 2011 në Bochum arrestohet edhe një person tjetër, si anëtar i "Celulës nga Dyseldorfi". Katër personat u dënuan në fund të vitit 2014 me heqje lirie në kohëzgjatje prej shumë vitesh.

Mars 2011 - Frankfurt

Në mars 2011 u krye një sulm terrorist në aeroportin e Frankfurtit. Një shqiptar nga Kosova vraru dy ushtarë amerikanë dhe plagosi dy të tjerë. Ai është denuar me burgim të përjetshëm.

Shtator 2007 - Oberschledorn, Sauerland

Arrestohet grupi islamik "Sauerland-Gruppe". Më 2010 dënohen katër anëtarët e grupit terrorist për sulme të planifikuara në diskoteka, aeroporte dhe bazat amerikane në Gjermani. Ata janë denuar me dënime deri në 12 vjet.

Korrik 2006 - Këln

Në stacionin e trenave në Këln dy persona vendosën valixhe me lëndë shpërthyese, në trenat për qytetet Ham dhe Koblenz. Por lëndët nuk shpërthyen. Në dhjetor 2008, personi që i kishte vendosur këto bobma është dënuar me burgim të përjetshëm.