1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kroacia para zgjedhjeve : Të dyja partitë me të njëjtin numër votash

Të dielën që vjen në Kroaci do të zhvillohen zgjedhje parlamentare. Kryeministri aktual Ivo Sanader, drejtues i Bashkësisë Demokratike Kroate, HDZ do të ketë përballë Zoran Milanovicin, nga partia socialdemokrate.

Parlamenti kroat, Zagreb

Parlamenti kroat, Zagreb

Lufta për vendet në parlamentin kroat këtë herë karakterizohet para së gjithash nga grindjet midis kundërshtarëve politikë. Bëhet fjalë për të drejtën për të zgjedhur të kroatëve të diasporës, për vjedhjen e ideve për fushatën elektorale ose për angazhimin e sportistëve të shquar në shërbim të partisë konservatore qeveritare HDZ. Nga ana tjetër, kërkesës së qytetarëve dhe e analistëve politikë për të dhënë më shumë informacion për programet politike dhe për të respektuar kritikën e BE, nuk i kushtohet shumë vëmendje.

Presidenti kroat Stipe Mesic jep votën Zagreb, 23 në ntor, 2003

Presidenti kroat Stipe Mesic hedh votën Zagreb, 23 në ntor, 2003

Në këtë vlerësim arrin një raport i Organizatës Joqeveritare, GONG, një organizatë vëzhguese e organizuar nga qytetarët dhe që ndjek mesazhet politike të fushatës elektorale e i analizon ato. Në raport thuhet që problemet ekonomike nuk kanë arritur të depërtojnë në rendin e ditës të fushatave elektorale dhe që zgjedhësit nuk janë informuar ende për aspektet kryesore të programeve partiake përsa i përket cështjeve që preokupojnë shoqërinë.

Profesor Ivan Shiber (Siber) nga Fakulteti i Shkencave Politike në Zagreb, i cili merr pjesë që më 1990 në hulumtime për sjelljen e zgjedhësve, e vlerëson kështu fushatën elektorale: "Nuk kam parë asnjë ide të re, as lojëra fjalësh, as mesazhe që të kenë tërhequr në njëfarë mënyrë vëmendjen e qytetarëve. Ajo që kam vënë re unë megjithatë, është që fushata elektorale në pjesën më të madhe është shndërruar në një konfrontim midis Ivo Sanaderit dhe Zoran Milanovicit. Dhe ky personalizim i fushatës për fat të keq është bosh nga ana përmbajtësore dhe nga stili - i nëndheshëm"

Dy fëmijë presin që prindërit të hedhin votën

Dy fëmijë presin që prindërit të hedhin votën

Reforma e drejtësisë dhe lufta kundër korrupsionit janë probleme me prioritet të madh në shoqërinë kroate- si nga perspektiva e publikut, ashtu edhe për Komisionin Evropian. Në raportin e fundit të progresit të BE për Kroacinë, BE theksoi pikërisht këto pika. Megjithatë: politikania e HDZ-së, Ana Lovrin lexon në raport vetëm lëvdata për përparimet e bëra:

Përfaqësia e Bashkimit Europian në Zagreb

Përfaqësia e Bashkimit Europian në Zagreb

"Zhvillime të përshtatshme janë të dukshme, një përparim është gjithashtu i dukshëm, por natyrisht, reforma e sistemit të drejtësisë dhe lufta kundër korrupsionit nuk janë reforma që mund t'i kryesh brenda natës. Këtë nuk e ka arritur asnjë vend tjetër evropian."

Pero Kovacevic, i partisë konservatore të djathtë, Partia Kroate e së Drejtës, thotë se partia e tij ka arritur të gjejë premisa zgjidhjesh për këto probleme nëpërmjet bisedave me qytetarët. Sepse: "Qytetarët janë të pakënaqur me numrin e rasteve që ndodhen para gjyqeve, ata janë të pakënaqur me zgjatjen e proceseve gjyqësore. Unë kam folur me njerëz që më kanë thënë se po presin që prej 10 vjetësh procese gjyqësore për cështje pune. Dhe se korrupsioni nuk është ndonjë fenomen normal i një shoqërie dhe se duhet nisur konkretisht të ndërmirret dicka."

Brukseli është i pakënaqur edhe me mënyrën si trajtohen minoritetet nacionale. Në fushatën elektorale këta persona as që përmenden. Partitë politike kanë arritur me sa duket në përfundimin se kjo nuk është një temë me të cilën mund të tërheqësh mbështetjen e zgjedhësve.

  • Data 23.11.2007
  • Autor Gordana Simonoviç
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CSP3
  • Data 23.11.2007
  • Autor Gordana Simonoviç
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CSP3