1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kroacia kundër Serbisë

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli veten kompetente për të vendosur në procesin e Kroacisë kundër Serbisë, për krime lufte dhe gjenocid. Edhe Serbia ka paralajmëruar kundërakuzë ndaj Kroacisë.

default

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë

12 gjyqtarë ishin të mendimit se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mund të vendosë për këtë aktakuzë, ndërsa 5 ishin kundër. Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë erdhi në një ditë simbolike: Në shënimin e 17 vjetorit të okupimit të Vukovarit prej forcave serbe. Vukovari krahas Srebrenicës, është një prej simboleve me të fuqishme të krimeve, masakrave dhe shkatërrimeve në hapësirat e ish - Jugosllavisë. "Kjo është simbolikë, por edhe një farë drejtësie. Unë pres që t'ia dalim të dëshmojmë akuzat tona", deklaroi presidenti kroat, Stjepan Mesiq në Vukovar.

Kroatiens Präsidentes Stipe Mesić

Stipe Mesiq

Për kryeministrin, Ivan Sanader është me rëndësi që procesi të përfshijë tërë kohën e luftës dhe jo vetëm disa periudha. Kroacia shpreson se Serbia do të shpallet fajtore për gjenocid në kohën e diktatorit Sllobodan Millosheviq. Aktakuza pranë Gjykatës ndërkombëtare është ngritur në vitin 1999, ndërkohë që procesi mund të zgjatë me vite të tëra. "Kur vlerësojmë rëndësinë e këtij vendimi duhet pasur parasysh se ky është vetëm raundi i parë. Besoj se procesi do të fillojë pas tri vitesh", theksoi ministri kroat i drejtësisë, Ivan Shimonoviq.

Reagim i shpejtë i Beogradit

EU Aussenministertreffen in Brdo Slowenien Vuk Jeremic

Vuk Jeremiq

Pëgjigja nga Beogradi erdhi shumë shpejt: Ministri i jashtëm, Vuk Jeremiq paralajmëroi se edhe Serbia do të padisë Kroacinë në këtë Gjykatë për krime kundër Serbëve gjatë aksioneve ushtarake "Olluja" (Shtrëngata) dhe "Bljesak" (Shkëndija). Sipas të dhënave të Beogradit, gjatë këtyre operacioneve nga Kroacia u dëbuan më shumë se 250.000 serbë.

Të njëjtit mendim kanë edhe deputetët e parlamentit serb, të cilët pohojnë se ka ardhur koha për të sqaruar se cila palë ka bërë krime në Kroaci. Më para pala kroate ka refuzuar kërkesën e presidentit serb Boris Tadiq dhe ministrit të jashtëm Jeremiq, për të kërkuar falje për krime.

Në dallim nga politikanët, analistët në Kroaci shprehen me më shumë maturi. Ata nuk presin ndonjë vendim të prerë kundër Serbisë dhe si shembull përmendin vendimin e kësaj Gjykate në procesin e Bosnje - Hercegovinës kundër Serbisë për shkak të gjenocidit në Srebrenicë. Gjykata e shpalli të pafajshme Serbinë për përzierje në këtë gjenocid, por e shpalli fajtore për atë se nuk ka ndërmarrë asgjë për parandalimin e tij.

  • Data 19.11.2008
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fy6B
  • Data 19.11.2008
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fy6B