1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kriza qeveritare ne Maqedoni

Opozita maqedonase vlerëson se shkarkimi i ministrit të Financave dhe atij të Bujqësisë, flet për një dështim total të premtimeve të qeverisë.

Nikola Gruevski

Opozita: Pas një viti qeveria Gruevski nuk arriti t'i realizojë premtimet parazgjedhore

Ekspertët dhe analistët vendas kishin kohë që paralajmëronin se kabineti qeveritar i kryeministrit Nikolla Gruevski ka probleme evidente në funksionimin e tij. Sipas tyre shumë shpejt kriza qeveritare do të dalë në sipërfaqe dhe kjo gjë edhe ndodhi. Gruevski shkarkoi ministrin e Financave, Trajko Sllavevski, ndërsa ministrat e Arsimit dhe ai i Bujqësisë u detyruan të japin dorëheqje për shkak të mospërmbushjes dhe mosrealizimit të disa projekteve të rëndësishme që ishin planifikuar nga qeveria.

Selmani: Koalicioni qeveritar VMRO-DPMNE nuk ka kapacitet për t'u përballur me sfidat që ka Maqedonia

“Qeveria nuk ka krizë. Ministrat e shkarkuar kanë punuar mirë, mirëpo ne na duhet një organizim edhe më i mirë, një koordinim i cili do të japë rezultate më të shpejta," - thotë kryeministri Nikolla Gruevski.

Deputetët e partive opozitare vlerësojnë se minindryshimet nuk do ta shpëtojnë qeverinë e Gruevskit nga kriza. Ata kanë kërkuar përgjegjësi më të madhe nga Gruevski duke e akuzuar atë për gjoja politika, dhe si fajtorin kryesor për ngadalësimin e proceseve eurointegruese të vendit.

Për deputetin e DR-së, Ymer Selmani, koalicioni qeveritar VMRO-DPMNE nuk ka kapacitet për t'u përballur me sfidat që gjenden para Maqedonisë: "Pas një viti kjo qeveri nuk arriti t'i realizojë premtimet parazgjedhore. Pas një viti tejet të skajshëm negativ dhe me trend të përkeqësimit të mëtejshëm të situatës ekonomike dhe sociale, ngecjes së integrimit për në NATO dhe BE, Gruevski mundohet që për përfitime personale të përcaktojë drejtimin që duhet të marrë shteti në të ardhmen.”

Buçkovski: Në kabinetin qeveritar ka edhe krizë etnike

Opozita maqedonase vlerëson se shkarkimi i ministrit të Financave dhe atij të Bujqësisë, flet për një dështim total të premtimeve të qeverisë. Sipas tyre rikonstruimi në periudhën evidente të një kolapsi ekonomik të vendit, flet edhe për faktin se qeveria e Gruevskit, nuk ka ide se si ta menaxhojë situatën aktuale ekonomike të vendit. Social-demokrati Vllado Buçkovski, thotë se Gruevski po tenton ta amortizojë krizën qeveritare vetëm me ngecjen e zhvillimit ekonomik, por ai nuk është deri në fund i sinqertë që të tregojë para opinionit se në kabinetin qeveritar ka edhe krizë etnike. “Qeveria ka probleme serioze meqë ajo, edhe pse ka shumicën absolute në Parlament dhe në Ekzekutiv, nuk ka guximin të ndërrojë asnjë ministër të partisë shqiptare në qeveri, BDI, edhe përkundër faktit se në dikasteret të cilat udhëhiqen nga ministrat shqiptarë, ka probleme më të theksuara sesa në ministritë e ministrave të shkarkuar.” - thotë Vllado Buçkovski.

Deputeti i BDI-së, Safet Neziri, i vlerëson si të pabaza kritikat ndaj ministrave shqiptarë: “Kuadrot e BDI-së ende nuk e kanë mbushur vitin në postet e ministrave. BDI do të vlerësojë punën e tyre dhe konform rezultateve, do të japë edhe qëndrimet e veta.”

Autor: Fatos Musliu
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 13.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Imsf
  • Data 13.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Imsf