1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kriza parlamentare pezullon funksionimin e demokracisë në Maqedoni

Parlamenti maqedonas ka vendosur t'i shkurtojë pagesat e deputetëve të opozitës së majtë me dy të tretat e shumës, për shkak se ata nuk marrin pjesë në mbledhjet e tij.

Journalisten waren am 24.12.2012 von dem großen Parlamentssaal in Skopje, Mazedonien, entfernt . Titel: Zwischenfall in dem mazedonischen Parlament am 24.12.2012 in Skopje, - Abgeordnete der linksgerichteten Oppositionspartei SDSM hatten versucht, die Abstimmung über das Budget 2013 zu verhindern. Abgeordnete der Opposition berichteten, sie seien von Sicherheitskräften aus der Volksvertretung vertrieben worden wie zuvor schon die Journalisten. Macedonian independent agency MAKFAX for the needs of DW On-Line is granting the MAKFAX Photo Service free of charge. MAKFAX also give You the right to use the photos for Your needs and purposes.

Mazedonien Zwischenfall im Parlament von Skopje

"Deputetët që bojkotojnë parlamentin marrin për kohën e mungesës një të tretën e pagës së tyre", thuhet në një vendim të publikuar ditën e enjte (03.01.) nga shumica konservatore e parlamentit. Nga ky vendim preken 29 prej 123 parlamentarëve të Maqedonisë. Deputetët e partisë më të rëndësishme opozitare, Partisë Socialdemokrate (SDSM) pas debateve për buxhetin e vitit 2013 dhe shtyrjes së vendimit në dhjetor pezulluan punën parlamentare. Gjatë mbledhjes në sallën plenare brenda parlamentit dhe jashtë tij pati rrahje, si pasojë e të cilave u lënduan 17 vetë, mes tyre 11 policë dhe dy deputetë. Dietat e deputetëve janë në Maqëdoni rreth 1 mijë euro. Kjo shumë i përgigjet trefishit të mesatares së të ardhurave në vendin me 2 milionë banorë, kur 30 përqind e popullsisë janë të papunë.

Instituti Progres për Demokracinë Sociale mbi situatën në Maqedoni

Demokracia në Republikën e Maqedonisë është pezulluar më 24.12.2012. Gjatë këtyre ditëve policia ushtroi forcën duke nxjerrë jashtë parlamentit gazetarët dhe deputetët e opozitarës. Ndërprerja e aktivitetit parlamentar ishte pika kulmore e shkallëzimit të tensioneve në politikën e brendëshme gjatë vitit 2012. Pas fitores së zgjedhjeve në qershorin 2011, në një fushatë të trazuar prej presioneve ndaj zgjedhësve dhe me paqatësi në shpenzimet e 220 milionë eurove të kredive të FMN-së, qeveria populiste nacionaliste e Nikola Gruevskit mori përmasa gjithnjë e më autoritare, shkruhet në studimin e "Institutit Progres për Demokracinë Sociale" në Maqedoni. Në analizën e këtij instituti vihet në dukje, se në Maqedoni është përkeqësuar situata social-ekonomike. Papunësia mbi 30% rrit kuotën e varfërisë dhe marrëdhëniet e brendshme ndëretnike janë delikate të shoqëruara edhe me incidente sporadike. Kultura e presioneve nxit revoltën sociale. Opozita nën drejtimin e SDSM-së është duke u konsoliduar në një bllok partishë. Në mes të 2012 opozita nisi të shpallë kandidatët e saj për zgjedhjet lokale në mars 2013. Opozita tani e ka intensifikuar komunikimin e saj direkt me qytetarët, për të prezantuar programin e saj dhe për të fituar kapital politik. Shkallëzimi i situatës në politikën e brendshme e ka nxitur opozitën që të kërcënojë tani me mospjesëmarrje në zgjedhjet lokale: Nëse qeveria i organizon zgjedhjet si ato të mëparshmet, me marrjen e votave nën presion dhe duke i blerë ato, opozita do t'i bojkotojë zgjedhjet. Ndërkohë që qeveria përpiqet të vazhdojë punën si zakonisht, kriza politike dhe institucionale në Maqedoni po thellohet.

24.12.2012., Skopje, Macedonia -Macedonian police are trying to prevent rival groups of protesters from attacking each other outside parliament over the conservative government's national budget, which the left-wing opposition is criticizing as wasteful at a time when many in the country are struggling to make ends meet, About 3,000 demonstrators in two opposing groups Monday, Dec 24, threw eggs, stones, sticks and fruit at each other, injuring at least one person. Police were trying to prevent opposition supporters from entering parliament The Social Democrat-led opposition accuses the government of planning spending for grandiose monuments, expensive cars and furniture, and demands the €2.7 billion ($3.6 billion) draft budget be trimmed by more than €200 million. In an emergency meeting Sunday, the government agreed to cut €3 million.The budget must be adopted by year-end. Photo: HaloPix/PIXSELL

Protestanë Shkup pas përplasjeve në parlament për buhetin, 24.12.2012



Roli i bashkësisë ndërkombëtare

Më tej në këtë analizë vërehet, se bashkësia ndërkombëtare duke mos i kushtuar vëmendjen e duhur degradimit të demokracisë në Maqedoni në 2012 e ka çuar përpara procesin e integrimit euro-atlantik të vendit. Në reagimet e para të matura po duket tani një ndryshim i ngadalshëm dhe një vullnet minimal për të ndërmjetësuar mes qeverisë dhe opozitës. Me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe me angazhimin pozitiv të partive të mëdha shqiptare, është e mundur që të organizohen zgjedhje korrekte dhe t'i jepet fund krizës. Viti 2013 do të jetë një vit vendimtar për demokracinë në Maqedoni. Demokracia dhe respektimi i kushtetutës dhe i shtetit ligjor duhet të kosnolidohen, në rast të kundërt vendi mund të jetë më shumë si Bjellorusia se sa si një vend kandidat për në BE, nënvizohet në analizën e ekspertit Dushan Reliq nga fonacioni gjerman "Shkenca dhe Politika" në Berlin, për Institutin Progres për demokracinë Sociale në Shkup.