1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kriza ndërkombëtare financiare

(VFB)25 Shtator 2008

Kriza financiare është ndër temat më të komentuara në shtypin gjerman së premtes.

https://p.dw.com/p/FPAh
Fotografi: dpa

Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" shkruan: "Kapitalizmi amerikan i patrazuar prej kontrollit shtetëror i krijoi vet kamikazët, lëndët shpërthyese të së cilëve, derivatet, e tejkalojnë edhe efektin e bombave fluturuese të xhihadistëve. Jo vetëm në Nju Jork, por në të gjithë botën ne kemi tani një "Ground Zero" të ri: ky është Wall Street-i. Edhe në Gjermani duhet paguar një çmim i lartë për mëkatet e ekonomisë amerikane të financave, këto janë 320 milionë eurot, që banka kredituese shtetërore KfW i ka trasnferuar tek Lehman Brothers në falimentim e sipër. Edhe nëse reaksioni zinxhir do të ndalet përballë banakve gjermane dhe sistemit të kredive, pasojat do të jenë mjaft të dhimbshme në të dyja anët e Atllantikut: tkurrje e rritjes ekonomike, papunësi më e lartë, të ardhrua më të pakta nga tatimet dhe më pak hapësirë për shpërndarjen."


"Stuttgarter Zeitung" komenton: "Ajo që mungon tani është besimi. Manovrat politike, ndër to bën pjesë edhe refuzimi i McCains-it për të marrë pjesë në debatin e kandidatëve për president, nuk kontribuojnë për stabilizimin e gjendjes. Të tilla gjeste bombastike bartin rrezikun, të shndërrohen në profetësi që dalin të vërteta. Shtëpia e bardhë ndërkohë paketën e planifikuar për daljen nga kriza po e sitilizon aq shumë si zgjidhjen e vetme, sa dështimi i saj mund të përfundojë vërtetë në një katastrofë të bursës. Kjo është e pamundur. Megjithatë evropianët duhet që dramën politike që po inskenohet përtej Atllantikut, ta ndjekin me një dozë të shëndoshë arësyeje."


Citat edhe nga komenti i "Westfälische Nachrichten": "Të gjitha përpjekjet për ta zbutur krizën financiare me fjalë janë mjaft të pështjelluara. (Ministri gjerman i financave) Peer Steinbrück e ka kuptuar si duhet. Dje në parlament trokiti ora e së vërtetës. Gjermanët duhet të përgatiten për një rritje më të zbehtë ekonomike dhe për një treg pune që po lëkundet. Askënd nuk duhet ta gënjejë mendja: Bota nuk do të jetë si përpara kësaj krize, ishte ky skenari i zymtë i ministrit. Ky rrefim i së vërtetës nuk qe i vështirë për ministrin socialdemokrat. Me SHBA ministri ka gjetur një kokë turku të goditur rëndë, e kësisoj lajmësi, që përcjell mesazhin e kobshëm, nuk rrezikon aspak që të pësojë dëm politik."