1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kriza në Ukrainë në qendër të samitit të BE-së

Sinjal i qartë i BE-së në situatën e acaruar aktuale në Ukrainë: BE-ja do të nënshkruaj në samit marrëveshjen e asociimit me Ukrainën.

Kriza në Ukrainë do të jetë pa dyshim tema qendrore e samitit të kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Evropian këtë javë. Përveç kësaj teme në samit do të diskutohet edhe për politikën ekonomike dhe atë të energjisë, për forcimin e industrisë dhe të politikës industriale të BE-së, ashpërsimin e direktivave për përqindjet e interesit për kursimet bankare në luftën kundër evazionit fiskal që bëhet duke shfrytëzuar mundësitë e përdormit të bankave në shtetet fqinje.

Marrëveshje e asociimi me Ukrainën

Pothuajse demonstrativisht BE-ja do të nënshkruaj me këtë rast edhe marrëveshjen e asociimit me Ukrainën - të paktën pjesën politike të saj. Komponentët ekonomike si lehtësimet doganore reciproke do të trajtohen më vonë. Fjala është për marrëveshjen e cila në të vërtetë duhet të nënshkruhej në fillim të muajit nëntor por që më pas presidenti ukrainas Viktor Janukoviç e refuzoi për shkak të Rusisë. Jo-ja e tij shkaktoi demonstratat në Kiev, që më pas çuan në rënien e udhëheqjes së vjetër të Ukrainës.

Stefan Fyle

Stefan Fyle

BE-ja dërgon në situatën e acaruar aktuale një sinjal të qartë mendon politologu nga Mynihu Werner Weidenfeld: "Mund të shihet se BE-ja po bën tani presion për planin kohor," tha ai për DW . A është duke u afruar Ukraina në këtë mënyrë më shpejtësi rrufeje Perëndimit? Në fakt shumë vetë në BE besojnë që pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, nuk ka asnjë rrugë tjetër dhe marrëveshja e asociimit është vetëm hapi i parë për një bashkëpunim në të ardhmen e afërt.

Komisioneri çek i zgjerimit të BE-së Stefan Fyle guxoi të shprehej më qartë dhe i premtoi Ukrainës në mënyrë të qartë që në plan afatgjatë të bëhet anëtare e plotë e BE-së: "Në qoftë se ne duam të ndryshojmë atë pjesë të Evropës Lindore, duhet të zbatojmë edhe elementin më të fortë që ka BE-ja në dispozicion - dhe ky është zgjerimi ", tha Fule për gazetën " Die Welt". BE-ja ka një "forcë të pashembullt ndryshuese dhe stabilizuese." - tha Fyle.

Rilindje e industrisë evropiane

Antonio Tajani

Antonio Tajani

Komisioni Evropian ka paraqitur për takimin e 28 kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Evropian edhe një sërë propozimesh të përbledhura në raportin me titullin disi patetik "Rilindja e industrisë evropiane". "E rëndësishme politika industriale vazhdon të mbetet para së gjithash sepse industria prodhuese duhet të luajë një rol kyç në tejkalimin e krizës ekonomike në Evropë," thanë diplomatët gjermanë të BE-së para takimit. Një rilindje e industrisë evropiane nevojitet urgjentisht, thotë komisioneri evropian përgjegjës për politikën industriale, italiani Antonio Tajani. Pjesa e industrisë në prodhimin e brendshëm bruto (PBB) të BE-së ka shënuar për vite rënie të vazhdueshme. Në verën e vitit 2013 kjo ishte mesatarisht 15 për qind, ndërsa deri në vitin 2020 ajo pritet të rritet sërish në 20 për qind.