1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kriza në Slloveni mbetet shqetësuese për BE

Nga një nxënës shembullor, Sllovenia është shndërruar në një shqetësim të BE-së. Vendi ëshë futur në një krizë të thellë ekonomike. Janë ndërmarrë disa masa, por shkaqet e krizës nuk janë evituar.

default

Qendra e Lubjanës

Brigje të larta, pak bregdet, shpella misterioze dhe ushqime të shumta të shijshme. Sllovenia për turistët është si një parajsë. Por nën këtë sipërfaqe po vlon pakënaqësia e banorëve të atjeshëm. Nga politika kërkohen vepra dhe jo fjalë, sepse në Slloveni shumë shpejt mund të pëlcasë bomba e pakënaqësisë.

Ndryshimi e pushtetit por jo edhe i politikës

Fuqia ekonomike po bie për vite të tëra. Papunësia në krahasim me vitin 2008 është dyfishuar. Bankat e mëdha kërcënohen nga falimentimi. Një gjendje të cilën Sllovenia nuk e ka njohur kurrë më parë, sepse ajo është konsideruar si një vend shembullor ndër vendet e reja anëtare të Bashkimit Evropian.

Proteste gegen Sparkurs in Slowenien Archivbild 23.01.2013

Pamje nga protestat e organizuara në janar 2013 në Slloveni kundër reformave

"Sllovenia si storje suksesi, siç është paraqitur në mediat e huaja, tani po dëshmohet si një iluzion", thotë Anej Korsika. "Kriza na ka prekur rëndë, njerëzit kanë humbur vendet e punës, rrogat në sektorin publik kanë rënë, jeta është bërë më e vështirë këtu“, shton ai.

Anej Korsika ka qenë dikur organizator i protestave masive, të cilat sollën edhe deri tek rënia e qeverisë konservatore të ish-kryeministrit Janez Jansha. Politika e kursimeve i është kthyer në bumerang. Ndërkohë që njerëzit ishin edhe më të mllefosur me skandalet e korrupsionit. Por 28 - vjeçari, themeluesi i "Iniciativës së socializmit demokratik" nuk është i kënaqur as me pushtetin e ri: "Qeveria e re e Alenka Bratushek e ka mbajtur politikën e kursimeve. Problemet e njerëzve po ashpërsohen".

Qeveria e kryeministres Alenka Bratushek duhet të vazhdojë politikën e kursimeve. Sipas planeve të tanishme, më 1 korrik duhet të rriten tatimet në vlerë prej 20 në 22 %. Ndërkohë që janë planifikuar edhe kursime në vlerë prej 500 milionë euro, që do të thotë: shkurtime në rrogat e sektorit publik. Është planifikuar edhe privatizimi i Telekomit të Sllovenisë dhe sipërmarrjeve të tjera, që mund të rezultojë me humbje të reja të vendeve të punës. Kjo do të rrisë tensionet në vend.

Diagnoza e (pa)saktë

"Një diagnozë e saktë e gjendjes në Slloveni nuk ekziston. Fjala më e mirë do të ishte "vetëpëlqimi", pohon Vladimir Lavraç, nga Instituti për hulumtime ekonomike në Lubjanë. Sipas tij, është dëshmuar se "ekonomia nuk është fleksibël sa duhet, ndërkohë që reformat nuk janë kryer, apo nuk kanë filluar fare. Politikanët tanë pas anëtarësimit në BE nuk kanë treguar ndonjë ide të qartë", thotë eksperti.

Alenka Bratusek Premierminister Slowenien mit Jose Manuel Barroso

Nga takimi i kryeministres sllovene Alenka Bratusek me presidentin e Komisionit të BE, Jose Manuel Barroso

Problemet kanë ardhur me kreditë e lira. Në vitet e para pas anëtarësimit në BE, sipërmarrjet sllovene janë futur në borxhe të thella. "Bankat sllovene kanë marrë gjashtë miliardë euro në botën e jashtme. Gjatë krizës një pjesë e këtyre sipërmarrjeve nuk ka mundur t'i kthejë kreditë. Bankave u kanë mbetur vetëm letrat me vlerë të këtyre sipërmarrjeve, që do të thotë se kanë mbetur pa kapital", shpjegon Hermine Vidoviq, eksperte e Institutit ndërkombëtar për krahasime ekonmike në Vjenë. Ndërkohë që bankat dhe shumë siparmarrje të mëdha ende janë pasuri e shtetit. "Ligji për privatizimin është formuluar në atë mënyrë që të largohen investorët e huaj", pohon Vidoviq. "Është menduar se kemi nevojë për një sistem të fortë bankar vendor. Shteti ka 80 përqind të Bankës së Lubjanës. Ndërsa në bankën e dytë në Slloveni, Nova Kreditna Banka Maribor ka rreth 50 %.

Kthimi befasues

Të gjitha shenjat e fundit kanë qenë jo të mira. OECD-ja dhe Komisioni Evropian kanë paralajmëruar Slloveninë para ca kohësh që të vazhdojë reformat. Shumë ekspertë mendojnë se Sllovenia së shpejti do të kërkojë para nga Fondi për shpëtimin e vnedeve në krizë.

Nova Ljubljanska Banka Slowenien Archivbild 31.01.2013

Banka sllovene: Nova Ljubljanska Banka

Por me 3 maj erdhi një lajm i mirë. Vendi ka shitur letra me vlerë dhe ka siguruar tre miliardë euro kapital. Kjo ka forcuar sistemin financiar dhe vetëdijen e qeverisë. "Unë jam e sigurtë se në Evropë dhe në tregjet financiare mund të dëshmojmë se jemi në gjendje t'i zgjidhin problemet tona", deklaroi kryeministrja Alenka Bratusdhe, në një intervistë për DW. "Jam e bindur se kjo është rruga më e mirë për të gjithë njerëzit dhe ekonominë sllovene. Më mirë është që ta vazhdojmë rrugën vetë, se sa të ndërhyjë Troika", tha ajo.

"Këtë vit Sllovenia nuk do të ketë nevojë për ndihma nga ombrella e shpëtimit. Ajo ka fituar pak kohë", mendon Vidoviq. Por problemet mbeten, seps kjo ka frenuar edhe vullnetin për reforma.