1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kriza në Siri çon Ananin në Moskë dhe Banin në Pekin

Po intensifikohen përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës në Siri, sepse situata në vend po përkeqësohet edhe më shumë për shkak të luiftimeve mes trupave qeveritare dhe kryengritësve.

Me një nismë të dyfishtë përpjekjet diplomatike për një zgjidhje të konfliktit në Siri po intensifikohen shumë. I dërguari i posaçëm i OKB-së, Kofi Annan, do të zhvillojë bisedime në Moskë lidhur me gatishmërinë e shefit të Kremlinit, Vladimir Putin për një ndryshim të pozicionit të vendit që ka të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit.

Paralelisht për këtë qëllim udhëtoi për në Pekin edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun që pritet të zhvillojë bisedime me udhëheqjen kineze.

Kina dhe Rusia kanë penguar dy herë me veton e tyre miratimin e një rezolute që ka të bëjë me marrjen e veprimeve të ashpra nga ana e Këshillit të Sigurimit ndaj Sirisë. Më parë ministri i Jashtëm rus Sergeji Lavrov kishte akuzuar perëndimin për situatën e krijuar në Siri. "Disa vende perëndimore provokuan luftën civile në Siri dhe insistuan për vendosjen e sanksioneve nga Këshilli i Sigurimit, tha ai para gazetarëve në Moskë. Popullit sirian kjo po i kushton shumë, tha më tej ai. Pas shpërthimit të luftimeve të ashpra në kryeqytetin Damask, kryengritësit bënë thirrje për një ofensivë në mbarë vendin, bën të ditur agjencia e lajmeve afp.

"Ushtria e lirë siriane" kërkoi nga luftëtarët e saj si reagim ndaj masakrave të regjimit që të shkatërrojnë pikat e kontrollit të ushtrisë, policisë dhe milicisë. Ditën e hënë kryengritësit njoftuan se ka pasur luftime të ashpra në disa zona të kryeqytetit. Edhe organizata ndërkombëtare Kryqi i Kuq është shprehur zyrtarisht për një "luftë civile" në Siri. Luftimet e fundit ishin nga më të ashprat qysh prej fillimit të protestave për largimin e qeverisë dhe presidentit aktual Bashar al-Asad para 17 muajsh.

  • Data 17.07.2012
  • Autor Mimoza Cika-Kelmendi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15Yxw
  • Data 17.07.2012
  • Autor Mimoza Cika-Kelmendi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15Yxw