1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kriza në ndihmë të konservatorëve në zgjedhjet në Spanjë

Nën ndikimin e krizës dhe papunësisë së lartë në vend, votuesit e Partisë Socialiste Spanjolle duan t'i japin asaj një mësim të mirë. Prandaj të gjithë vëzhguesit mendojnë se do të fitojë Partia Popullore konservatore

A man picks up a voting slip at a polling station in Madrid Sunday May 22, 2011.The ruling Socialist Party is bracing itself for stinging losses as voting begins amid protests in regional and municipal elections throughout Spain.The elections are a key test of how the party's support has crumbled due to soaring unemployment and its handling of the financial crisis, a prelude to general elections next year. (AP Photo/Paul White)

Këtë të dielë(20.11.2011) nuk priten shumë surpriza: të gjithë vëzhguesit mendojnë se do të kemi një fitore për Partinë Popullore konservatore spanjolle, PP. Vëmendja natën e zgjedhjeve do të përqendrohet më pak tek përqindja dërrmuese e votave që do të fitojë PP, e cila sipas shumicës së sondazheve do të marrë të paktën 45% të votave dhe shumicën absolute të vendeve në parlament. Vëmendja më e madhe do të përqendrohet se deri ku do të shkojë humbja e partisë Partisë Socialiste të Punëtorëve Spanjollë (PSOE). Pritet që PSOE të dalë me rezultatin më të keq që nga viti 1977 kur u zhvilluan zgjedhjet e para të lira që nga rivendosja e demokracisë. Sondazhet e fundit parazgjedhorë thonë se socialistët mund të fitojnë më e shumta 30 për qind të votave.

Nën ndikimin e krizës ekonomike dhe papunësisë së lartë në vend, votuesit e Partisë Socialiste duan ta ndëshkojnë pas shtatë vjetësh në pushtet këtë parti dhe t'i japin një mësim të mirë. Në tremujorin e tretë të këtij viti, ekonomia në Spanjë po shënon stanjacion. Papunësia aktualisht është rreth 22 për qind, madje në mesin e të rinjve rreth 45.8 për qind. Ky është niveli më i lartë në BE. Të ardhurat e familjeve ranë këtë vit krahasuar me 2010 me 4,4%. Përveç kësaj, Spanja shkon drejt rrezikut të rënies në recesion.

E panjohura e madhe në ditën pas zgjedhjeve

Spain's conservative opposition leader Mariano Rajoy leaves a polling station after voting in Madrid Sunday May 22, 2011. The ruling Socialist Party is bracing itself for stinging losses as voting begins amid protests in regional and municipal elections throughout Spain. The elections are a key test of how the party's support has crumbled due to soaring unemployment and its handling of the financial crisis, a prelude to general elections next year. (Foto:Paul White/AP/dapd)

Mariano Rajoy

I bindur për fitoren në zgjedhje, kandidati kryesor i PP, Mariano Rajoy, ka bërë gjatë fushatës vetëm pak gjëra të ditura rreth programit të tij ekonomik. Qëllimi kryesor i tij është krijimi i vendeve të punës, eshte mesazhi qendror i fushatës së tij. Se si ai dëshiron ta arrijë këtë Rajoy nuk e ka shpjeguar ende. Dhe ka edhe të panjohura të tjera. Deri tani Rajoy ka heshtur gjithashtu edhe për pyetjen se si do t'i ndjekë masat e kursimit në mënyrë që të rregullohen financat dhe në të njëjtën kohë të mbajë premtimin për të mos bërë shkurtime sociale.

Spain's Prime Minister Jose Luis Rodriguez Zapatero, centre and his wife Sonsoles Espinosa arrive to vote at a voting centre in Madrid Sunday May 22, 2011. The ruling Socialist Party is bracing itself for stinging losses as voting begins amid protests in regional and municipal elections throughout Spain. The elections are a key test of how the party's support has crumbled due to soaring unemployment and its handling of the financial crisis, a prelude to general elections next year. (Foto:Pedro Acosta/AP/dapd)

Zapatero

Gjithashtu mbetet për t'u parë se si do të reagojnë tregjet ndaj ndryshimeve politike në Spanjë. Në Greqi dhe Itali, ndryshimet e qeverisë që u bënë kohët e fundit nuk duket se kanë çuar në qetësimin e gjendjes. Edhe normat e interesit për borxhin spanjoll kanë arritur një nivel të ri të lartë historik, ndërsa vendi është gjithnjë e më larg nga qëllimi për ta mbyllur vitit me një deficit buxhetor prej 6%.

Në këtë sfond, shtrohet edhe pyetja nëse qeveria e re do të gëzojë liri veprimi në çështjet ekonomike dhe ato të taksave, apo nëse do t'i nënshtrohet diktatit të tregut dhe të merret në patronazh nga Brukseli dhe Berlini? Versioni i fundit duket më i mundshëm. Në rast se Spanja do që ta mbajë premtimin për ta ulur deri në vitin 2012 deficitin e prodhimit të brendshëm bruto në 4,4% atëhere qeverisë së re do t'i duhet të kursejë tre herë më tepër se kursimet e qeverisë Zapatero.

Autor: Emili Vinagre / Pandeli Pani

Redaktoi: E. Xhani