1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kriza në Maqedoni: Opozita proteston, Gruevski refuzon dorëheqjen

Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski theksoi të shtunën se nuk do të japë dorëheqjen dhe nuk do të pranojë një qeveri të përkohshme. Ndërkohë opozita përmes protestës masive të 17 majit kërkon largimin e tij nga posti.

Mazedonien Proteste in Skopje

Opozita përmes demonstratës së 17 majit kërkon largimin nga posti të Gruevskit

Opozita maqedonase kërkoi përmes një demonstrate masive të dielën (17.05), me mijëra e mijëra qytetarë të ardhur nga i gjithë vendi të detyrojë kryeministrin maqedonas të VMRO-DPMNE të japë dorëheqjen. Qytetarët ishin mbledhur në sheshin kryesor të Shkupit. Por kryeministri Nikola Gruevski, që ndodhet në pushtet nga viti 2006- dhe akuzohet sot nga opozita për autorizarizëm ka refuzuar të shtunën (16.05) edhe njëherë të japë dorëheqjen dhe të hapë rrugënn për zgjedhje të parakohshme. "Nuk asnjë synim për dhënie dorëheqjeje apo të pranoj një qeveri të përkohshme", tha Gruevski të shtunën në një televizion të afërt me qeverinë, Sitel. Dorëheqja do të ishte sipas kryeministrit maqedonas një "akt i frikës". Ndërkohë Gruevski e akuzoi kreun e opozitës, Zoran Zaev se po mbështetet nga shërbimet e huaja. Zgjidhja e krizës politike duhet të jetë në harmoni me vullnetin e popullit maqedonas, ashtu si ai e shprehu atë në prill, para një viti tha Gruevski.

Mazedonien Regierungskrise Rede Premiminister Gruevski im Parlament

Gruevski refuzon dorëheqjen

Në zgjedhjet e parakohshme të prillit, Gruevski u rikonfirmua edhe njëherë në pushtet. Por opozita rregullisht e ka akuzuar kryeministrin maqedonas për fallsifikim të zgjedhjeve. Që nga zgjedhjet e prillit, opozita maqedonase refuzon të bashkëpunojë në parlament. Pas publikimeve të rregullta të përgjimeve prej disa javësh nga kreu i opozitës, Zoran Zaev, opozita e akuzon qeverinë Gruevski për keqpërdorim masiv të pushtetit e korrupsion të niveleve të larta, si edhe përgjimin ilegal të 20.000 qytetarëve maqedonas.

Protesta e madhe e opozitës vjen një javë pas ngjarjeve të përgjakshme në Kumanovë, ku pas dy ditësh shkëmbime zjarri mes policisë dhe një grupi të armatosur shqiptarësh, të cilësuar si "terroristë" nga qeveria, humbën jetën 8 policë dhe 14 vetë të grupit të armatosur. Megjithëse kriza aktuale në Maqedoni shihet si kryesisht politike, marrëdhëniet etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve janë të tensionuara. Kumanova ka ngritur shumë shqetësime, nëse kriza politike mund të shkallëzojë në një konflikt të përgjakshëm në Maqedoninë e tronditur nga kriza prej muajsh.

DW.COM