1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kriza në Krime dhe NATO - Çfarë mund të bëjë Aleanca?

Ukraina nuk është anëtare e NATO-s dhe kështu Aleanca ka pak mjete për të ndikuar në zgjidhjen e krizës. Por ajo mund të ofrojë të paktën një platformë bisedimesh, mendojnë ekspertët.

Situata në Krime po bëhet gjithnjë e më kërcënuese: Ukraina përballë forcave ushtarake ruse në gadishull, i frikësohet një lufte me fqinjën e saj dhe i ka kërkuar ndihmë NATO-s. Aleanca ushtarake perëndimore mbajti të dielën (02.03.2014) një takim konsultimi. Ambasadorët e 28 shteteve anëtare të NATO-s diskutuan për situatën në Ukrainë dhe një "koordinim më të ngushtë", tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Andres Fogh Rasmussen.

Pjesëmarrësit në takim mbështetën dërgimin në vendin në krizë të vëzhguesve ndërkombëtarë. Ata duhet të jenë nën patronazhin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ose të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), deklaroi të dielën në mbrëmje (02.03.2014) në Bruksel Rasmussen. Pas takimit që zgjati gati tetë orë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës të kërkojnë një zgjidhje paqësore të krizës. Aleanca ushtarake perëndimore nga ana e saj, sipas Rasmussen, do të përpiqet të ndikojë tek Moska nëpërmjet Këshillit NATO-Rusi.

Anders Fogh Rasmussen NATO Russland Ukraine Krise Pressekonferenz

Anders Fogh Rasmussen -Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s

Përpara takimit të së dielës Rasmussen e kishte akuzuar Moskën se po kërcënon "paqen dhe sigurinë në Evropë" dhe kishte bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të misionit të saj ushtarak në Krime. "Ajo që Rusia po bën tani në Ukrainë bie ndesh me të gjitha parimet e Kartës së OKB-së dhe kërcënon paqen dhe sigurinë në Evropë", kishte deklaruar Rasmussen. Ai u bëri thirrje "të gjitha palëve të ndërmarrin gjithçka është e mundur për të dalë nga kjo situatë e rrezikshme".

"Të flitet me Rusinë, jo për Rusinë"

Por ekspertët kritikojnë se NATO nuk po e përfshin në konsultime Rusinë. "Unë do të kisha preferuar që të mbahet direkt një takim i posaçëm i Këshillit NATO-Rusi, e madje në nivel të ministrave të jashtëm", thotë Harald Kujat, ish inspektor i përgjithshëm i Bundeswehr-it dhe ish kryetar i Këshillit Ushtarak të NATO-s. "Kështu do të ishte arritur me siguri një ndikim më i madh tek Rusia."

Harald Kujat ehemaliger Generalinspektor der Bundeswehr

Harald Kujat - ish Inspektor i Bundeswehr-it

Kujat mendon se ndikimi i NATO-s është sidoqoftë i kufizuar pasi Ukraina nuk është vend anëtar i Aleancës. "Në këtë kontekst NATO e ka të vështirë të ofrojë ndihmë konkrete", beson Kujat. Ai gjithashtu e konsideron të gabuar ndihmën ushtarake nga NATO. "Për moment është e rëndësishme që të flitet me Rusinë dhe jo për Rusinë". Duhet mbajtur parasysh edhe se Rusia pas SHBA është fuqia e dytë më e madhe bërthamore në botë. Një shkallëzim ushtarak i situatës do të ishte shumë i rrezikshëm. "Duhet të jetë në interes të të gjitha palëve që të shmanget me çdo kusht shkallëzimi."

NATO si ndërmjetësuese

Sipas ekspertit ushtarak Klaus Mommsen NATO mund të merrte të paktën një rol ndërmjetësuesi. "NATO nuk është vetëm një aleancë mbrojtjeje, por pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik është zhvilluar në një platformë politike në të cilën është e përfaqësuar edhe Rusia për shembull përmes Këshillit NATO-Rusi."

Kur Rusia dhe Gjeorgjia hynë në luftë në vitin 2008 NATO reagoi me mjete diplomatike. Osetia Jugore dhe Abkazia janë tani thuajse protektorate ruse. "Tani ato ngjarje rikujtohen qartë dhe do të bëhen përpjekje për të identifikuar gabimet e së kaluarës", thotë Mommsen.