1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kriza në Greqi temë e punimeve të konferencës së pranverës të FMN-së

Kriza në Greqi dhe rregullimi i përgjithshëm i sektorit financiar ishin në qendër të konferencës së pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Uashington

Pamje nga punimet e konferencës së pranverës së FMN-së (Dominique Strauss-Kahn dhe Youssef Boutros-Ghali)

Pamje nga punimet e konferencës së pranverës së FMN-së (Dominique Strauss-Kahn dhe Youssef Boutros-Ghali)

Ka ende shumë probleme që duhet të zgjidhen së bashku

Në foto ministri grek i Financave, Giorgos Papakonstantinou

Në foto ministri grek i Financave, Giorgos Papakonstantinou

Punimet e konferencës së FMN-së dhe të Bankës Botërore u trazuan nga gjendja dramatike financiare e Greqisë. Ministri grek i financave, Jorgos Papakonstantinu kishte udhëtuar enkas të shtunën në Uashingon për t'u takuar me Presidentin e FMN-së, Dominique Strauss-Kahn. Strauss-Kahn nuk dha përgjigje konkrete pas takimit me ministrin grek mbi kushtet apo kohëzgjatjen e negociatave me Greqinë, por vetëm i dërgoi këtë mesazh grekëve: "Grekët nuk duhet të kenë frikë nga FMN-ja, ne përpiqemi që t'u ndihmojmë." Në deklaratën e 186 vendeve anëtare të FMN-së thuhet se "shenjat për forcim të përmirësimit të koniunkturës janë inkurajuese, por ka ende shumë probleme që duhet të zgjidhen së bashku." Deficitet e mëdha buxhetore të shumë vendeve përbëjnë shqetësim kryesor për FMN thuhet në deklaratën përfundimtare të konferencës së FMN-së.

E mundshme mosdhënia e ndihmës Greqisë nga ana e qeverisë gjermane

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble e vlerëson si të mundshme një refuzim të ndihmës së kërkuar nga Greqia nga ana e qeverisë gjermane. Për gazetën "Bild am Sonntag", Schäuble tha: "Vendimi nuk është marrë ende." Ndërkohë nga njoftimet e agjencive bëhet e ditur, se Greqia mund të ketë më shumë nevojë për ndihma financiare se sa 45 miliardëshi i planifikuar nga BE-ja dhe FMN-ja. Sipas njoftimeve të gazetës gjermane "Welt am Sonntag", nevojat e Athinës kapin shifrën e disa qindra miliarda eurove. Në politikën e Berlinit është rritur së fundmi shqetësimi, se ndihmat financiare për Greqinë me një borxh aktual prej 300 miliardë eurosh, mund të jenë pafundësisht të nevojshme. Partia kristiansociale në koaliconin qeverisës në Gjermani, CSU, i ka bërë thirrje Greqisë të mendohet për daljen nga eurozona. Kryetari i grupit bavarez të CSU-së në Bundestag, Hans-Peter Friedrich tha për televizionin gjerman, ARD:

Pamje simbolike - Zona e Euros

Pamje simbolike - Zona e Euros

"Grekët do të duhej, sipas mendimit tim, të mendoheshin mirë, për të dalë nga zona e euros. Kjo do t'u jepte atyre mundësinë, që të mateshin me valutën e tyre dhe kështu ta bënin ekonominë e tyre më të aftë për konkurencë." Ndërkohë sipas njoftimeve të agjencive, tre të katërtat e grekëve janë të pakënaqur me qeverinë. Sipas Institutit Alco, grekët mendojnë se qeveria e tyre ose ka reaguar shumë ngadalë, ose jo ashtu si duhet në lidhje më krizën. Mbështetja për kryeministrin Papandreu po bie. 65,2% e grekëve janë të mendimit se Papandreu i ka lënë ata në paqartësi mbi të vërtetën e ekonomisë greke.

Autor: dpa / Lindita Arapi

Redaktoi: Esat Ahmeti