1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kriza në Egjipt e vë BE-në para problemesh të rrezikshme

BE-ja dëshiron të dalë në pah në krizën në Egjipt, por kjo nuk është e lehtë, për shkak se ndikimi i evropianëve në Lindjen e Mesme është i kufizuar.

Edhe pse gushti është muaji i pushimeve, në Bruksel po zhvillohen konsultime të ethshme për shkak të krizës, gjakderdhjes dhe rrezikut për luftë civile në Egjipt. Diplomati Bernardino Leon, i ngarkuar nga BE-ja si ndërmjetësi për Egjiptin, shpjegon se 28 vendet anëtare po punojnë për të zgjidhur konfliktin e dhunshëm mes qeverisë dhe Vëllazërisë Myslimane, i cili ka shkaktuar qindra të vdekur. "Kjo nuk do të jetë e lehtë", tha ndërmjetësi i BE-së. "Është një situatë shumë e vështirë. Zgjidhje të thjeshta nuk ka."

Bllokim i ndihmave

Ministrat e Jashtëm të BE-së do të mblidhen të mërkurën në Bruksel për të gjetur një linjë të përbashkët. Ata do të debatojnë për ndalimin e furnizimeve me armë, ose bllokimin e parave të ndihmave të planifikuara dhe të kredive. Zakonisht në muajin gusht nuk ka asnjë takim ministror të BE-së, por kriza nuk duron që takimi të shtyhet deri në shtator.

Përpjekje për t'i mbajtur kanalet hapur

Ashton reist zu Krisengesprächen nach Kairo

Adli Mansour dhe Catherine Ashton

Shefja e politikës së jashtme Catherine Ashton duhet të përgatitet shumë mirë, sepse asaj i duhet të paraqesë një propozim për qëndrimin e mëtejshëm ndaj Egjiptit dhe për këtë është e nevojshme finesë diplomatike. Pas takimit ministrat duhet të prezantojnë rezultate, por në të njëjtën kohë, Bashkimi Evropian nuk duhet të tregohet tepër i ashpër. "Ne duhet të përpiqemi t'i mbajmë hapur kanalet", është motoja e përfaqësuesit special të Ashtonit, Bernardino Leon.

Por shpresat e evropianëve se mund të luanin shpejt dhe me sukses rolin e zjarrfikëses së krizës, u zhdukën shpejt. Qeveria egjiptiane e shpalli të dështuar ndërmjetësimin mes saj dhe Vëllazërisë Myslimane.

Telash i rrezikshëm për evropianët

Me angazhimin e tyre evropianët po i hyjnë një telashi të rrezikshëm - sepse një dështim i shumëfishtë i përpjekjeve për ndërmjetësim do të demonstronte në gjithë botën dobësi politike dhe do ta dëmtonte kredibilitetin e evropianëve. Në këtë mes nuk është ngushëllues as fakti, se edhe SHBA që e mbështesin Kajron çdo vit me rreth 1.3 miliardë dollarë, nuk kanë ndonjë ndikim të madh diplomatik gjatë krizës.

BE-ja nuk mund t'i kthejë kaq lehtë krahët larg Egjiptit, thonë ekspertët. Sepse ky vend me rreth 85 milionë banorë është shumë i madh dhe shumë i rëndësishëm për procesin e paqes në Lindjen e Mesme. "Egjipti është një partner kyç", thotë ndërmjetësuesi Leon. "Ai është ndoshta partneri më i rëndësishëm në Mesdhe."