1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kriza institucionale në Kosovë ka filluar para dorëheqjes së Sejdiut-Opinionet e disa bashkësive etnike nga Kosova

Angelina Verbica22 Tetor 2010

Përfaqësues politikë të bashkësive etnike të tjera, veç shqiptarëve dhe serbëve, përcjellin me kujdes skenën politike kosovare. Disa e mbështesin qeverinë, të tjerë thonë se kriza ka filluar zbulimin e aferave korruptive

https://p.dw.com/p/PlEC
Rënia e qeverisë Thaçi Sejdiu shkaktoi krizën institucionaleFotografi: AP Photo/Hans Punz

Boshnjakët, turqit dhe romët mendojnë se kjo është çështje ndërmjet shqiptarëve, por që mund të kërcënojë edhe interesat e tyre. Ata janë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) të kryeministrit Hashim Thaçi dhe në këtë qeveri kanë ministra, zëvendësministra dhe këshilltarë. Përpara janë zgjedhjet, regjistrimi i popullsisë dhe shumë çështje të tjera të pazgjidhura dhe shumë të rëndësishme për bashkësitë e tyre.

Sadik Idrizi, nga koaliconi boshnjak „Vakat“, thotë se ata të gjithë do ta përkahin këtë qeveri.

„Qeverine e presin aktivitete të rëndësishme deri në fund të vitit. Qeveria duhet të miratojë edhe disa ligje, me të cilat detyrohet para Komsionit Evropian, duhet të miratojë buxhetin deri në fund të vitit…çdo gjë tjetër do të nxiste krizën“.

Megjithatë kështu nuk mendon bashkëpunëtori i tij dr.Numan Baliq, i cili thotë se e ka pritur këtë „kaos“.

Eulex Logo
EULEKS në maj ka filluar hetimet për korrupsion në Ministrinë kosovare të Transportit

„Në fakt kriza ka filluar pas aferave korruptive dhe pas hetimeve, që EULEKS-i ka ndërmarrë në lidhje me qeverinë e Kosovës, ministrinë e Transportit, bastisjet, që kane ndodhur…Kjo në fakt është dashur të ndodh atëherë. Dhe këtë e dinë mire edhe krerët e shtetit në Kosovë edhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, të cilët në një masë të mirë janë përgjegjës për ngecjen e saj dhe për nxitjen e krizës. Kjo është evidente dhe e pakapërcyeshme“, vlerëson Baliq.

Në Kosovë nuk ekziston një opozitë e fortë

Një qëndrim të tille ka edhe Orhan Lopar, nënkryetar i komunës së Prizrenit dhe anëtar i bordit të Partisë Demokratike Turke. „Kjo, që ka bërë Lidhja Demokratike e Kosovës e Fatmir Sejdiut, ka qënë e ditur. Zgjedhjet vijnë dhe njerëzit duhet të grumbullojnë pikë. Por unë kam qenë kundër koalicionit PDK dhe LDK. Në fakt duhet të ketë një opozitë të fortë në Kosovë. Opozita e fortë e bën pushtetin e mirë“, thotë Lopar.

Haxhi Zulfi Merxha, kryetar i Partisë Rome, fajëson ish presidentin Sejdiu se „ka bërë me vetëdije shkeljen e Kushtetutës së Kosovës dhe ka sjellë vendin deri në këtë gjëndje.“

„Por ngjarjet e fundit në Kosovë nuk kane ndikuar tek romët absolutisht. Tek ne liderët ka ndryshime, sepse ne merremi me politikë dhe e dimë, çka është kjo. Përndryshe romët e mi nuk janë aq të afte dhe të arsimuar, sa ta dine se çfarë sjell kjo dhe përse ka ndodhur?“, përfundon Merxha.

Autor: Refki Alij/Ajete Beqiraj

Redaktoi: Angjelina Verbica