1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kriza financiare zgjerohet - Grupimet parlamentare gjermane në mbledhje të jashtëzakonshme

Kriza financiare amerikane është kthyer ndërkohë në temë të ditës edhe në kryeqytetin gjerman. Në Berlin u zhvilluan mbledhje të jashtëzakonshme të grupimeve parlamentare. Opozita gjermane kritikon masat e qeverisë

Ministri i financave Per Stajnbryk (Peer Steinbrück)

Ministri i financave Per Stajnbryk (Peer Steinbrück)

Berlini në kohë të krizës financiare. Të martën orë pas ore grupimet parlamentare të parlamentit gjerman (Bundestagu) zhvilluan takimet e tyre dhe u informuan nga ministri i financave si dhe shefi i Bankës federale gjermane. Po ashtu në një mbledhje të jashtëzakonshme ishte thirrur edhe komisioni parlamentar për buxhetin. Megjithatë nuk bëhej fjalë vetëm për garancitë miliardëshe për koncernin financiar të goditur rëndë Hypo Real Estate. Edhe dështimi i përkohshëm i pakos shpëtimtare 700 miliardëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i nxeh gjakrat.

Duhet kthyer besimi në tregjet financiare

Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh me fjalë të qarta: "Qeveria federale pret dhe unë pres po ashtu që pakoja shpëtimtare të miratohet këtë javë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse ky është kushti për kthimin e një besimi të ri në treg. Dhe kjo ka një rëndësi shumë të madhe".

Ngjashëm me kancelaren u shpreh edhe shefi i diplomacisë gjermane Frank-Valter Shtajnmajer (Frank-Walter Steinmeier). "Pas kësaj nate të Uashingtonit ne ndodhemi në një botë shumë më të vështirë," tha Shtajnmajer në kuadër të një konference në ministrinë e jashtme në Berlin. "Pakoja shpëtimtare 700 miliardëshe, e cila duhej të mirrte rrugë ishte guri i parë në themelet e një zgjidhjeje për problemet në tregun financiar amerikan. Nëse kjo paketë nuk jetësohet atëherë na mungon guri i parë mbi të cilin ne duam të ndërtojmë më tutje në rrafshin ndërkombëtar".

Një gur gjerman ndërtimi është shpëtimi kalimtar për Hypo Real Estate

Kancelarja dhe ministri i financave Per Stajnbryk (Peer Steinbrück) vendosën në fundjavë, përmes një aksioni të shpejtë, që qeveria federale të lëshojë një garanci prej më tepër se 26,5 miliardë euro për koncernin e financimit të hipotekave. "Bankat gjermane dhe qeveria federale kontribuan me përgjegjësi të përbashkët që të mënjanojnë dëmet nga Gjermania, çka sipas mendimit tim edhe është dashur ta bëjnë. Kjo për shkakun se me Hypo Real Estate mund të shkaktohej një çrregullim dhe falimentimi mund të shkaktonte një dinamikë tronditëse, të cilën ne nuk e kemi patur deri tani".

Por a kishte kompetencë qeveria për të ndërrmarrë e vetme një hap të tillë?

Këtë pyetje para së gjitha e shtron opozita. Kjo për faktin sepse garancia bankare bie barrë mbi supet e buxhetit federal. Shefi i të gjelbërtve Fritc Kuhn (Fritz Kuhn): "Kjo është edhe një shpërfillje e parlamentit. Si është e mundur përshembull që për reformën e taksave të trashgëmisisë apo për vendet për përkujdesje ndaj fëmijëve të cilat kapin një volum prej dy miliardë euro në koalicionin qeverisës të zihen për muaj të tërë ndërkohë që për 26,5 miliardë euro të vendoset brenda nate. Kjo nuk është në rregull", thotë Kuhn.

  • Data 01.10.2008
  • Autor Sabine Kinkarc / DW Berlin
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FSDH
  • Data 01.10.2008
  • Autor Sabine Kinkarc / DW Berlin
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FSDH