1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Kriza financiare prek futbollin

Një e treta e klubeve të kategorisë së parë dhe të dytë të FGJF pësuan sezonin e kaluar humbje financiare. Arsyeja nuk është aq mungesa e shikuesve në stadiume, se sa rënia e të ardhurave nga sponsorizimet

Ndeshje futbolli

Sipërmarrjet kursejnë në reklamat nëpër stadiume apo në fanellat e sportistëve, ose ftojnë më pak njerëz në llozhat e stadiumeve. Gjendja e klubeve të futbollit pritet të përkeqësohet më tej gjatë sezonit të ri të Bundesligës, që fillon këtë të premte (8.7.) konstaton në një studim të kohëve të fundit kompania e auditimit dhe e konsulencës Ernst & Young.

Autori i studimit të kompanisë Ernst & Young, Arnd Hovermann shprehet: "Nga ana tjetër klubet përpiqen t'i bëjnë ballë situatës përmes shkurtimit të kostove. Pra bëhen përpjekje për kursime kryesisht tek lojtarët. Pjesa më e madhe e klubeve përpiqen të sigurojnë për transferta lojtarë, për të cilët nuk ka detyrime financiare tek klubet përkatëse. Edhe tek rrogat e lojtarëve kursehet dhe sezoni i ri po fillon me një buxhet të reduktuar."

Një ndër dy klube në Gjermani pret rënie të të ardhurave

Për shkak të krizës ekonomike një e treta e klubeve të kategorisë së parë dhe të dytë të Federatës gjermane të Futbollit, kanë pësuar sezonin e kaluar humbje financiare. Një vit më parë humbje kishin shënuar vetëm 7 për qind e klubeve. Rënie të të ardhurave pret tani një ndër dy klube në Gjermani.

Tifoze të Bajernit të Mynihut festojnë një nga fitoret e ekipit të tyre të zemrës

Tifoze të Bajernit të Mynihut festojnë një nga fitoret e ekipit të tyre të zemrës

Të ardhurat më të mëdha nga mediet i realizoi gjatë sezonit të kaluar klubi i Bajernit të Mynihut, me plot 28 milionë euro, i pasuar nga Shalke 04 me plot 25 milionë dhe Hamburger SV me thuajse 25 milionë euro. Në vend të fundit ndodhet Hoffenheim-i, cili u ngjit në kategorinë e parë në fund të sezonit të kaluar me gjithsej 13,3 milionë euro. Të ardhurat janë të shpërndara në mënyrë pak a shumë të barabartë, dhe kjo ka ndikim edhe tek aftësia konkurruese sportive, mendon Hovermann.

"Duket qartë se kampionati francez, ekipet e kategorisë e parë, dhe bundesliga kanë kampionatet më pasionuese dhe me më shumë variacion. Në Angli, por edhe Itali dhe Spanjë, ku ndoshta luajnë yjet më të mëdhenj të futbollit, situata është ndryshe dhe përfundimi i lojës dihet qysh më parë." - thotë Hovermann.

Sistemi gjerman i financimit të futbollit më i mirë se ai i disa vendeve të tjera të Evropës

Jo vetëm në ekipet gjermane, por edhe në kategorinë e parë në Francë, situata financiare është mjaft solide. Ndërsa falë edhe investuesve të fuqishëm në Angli, Spanjë apo Itali të suksesshëm janë pak klube. Në fund të fundit rezultati sportiv dhe situata financiare, janë shumë të varura nga njëra-tjetra. Kështu në Angli rreth katër të pestat e klubeve, vuajnë pasojat e krizës, në Itali dhe Spanjë rreth 70 për qind. Kjo lidhet edhe me faktin që klubet kryesuese në kampionatet evropiane si Liga e Kampionëve përfitojnë edhe shpërblime të larta. Kështu hendeku mes klubeve bëhet gjithnjë e më i thellë. Më i mirë rezulton sistemi gjerman, në të cilin të ardhurat nga mediet hidhen në treg sipas një mekanizmi qendror dhe shpërndahen në mënyrë relativisht të njëtrajtshme, mes kategorisë së parë dhe të dytë.

Emblema e UEFA-s

Emblema e UEFA-s

Ky sistem mund të bëhej shembull edhe për Evropën, mendon Arnd Hovermann nga Ernst & Young: "Në të vërtetë UEFA e pranon problemin dhe ka njoftuar se do të ngrihet një komision, i cili duhet të sigurojë një ndarje të ndershme të financave mes klubeve. Kështu në konkurrencën sportive do të rikthehet emocioni dhe sportdashësit do të shkojnë përsëri në stadiume, pa e ditur se si do të përfundojë loja pas 90 minutash."

Autor: Brigitte Scholtes/Eliana Xhani
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 07.08.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/J5Tf
  • Data 07.08.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/J5Tf