1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Kriza financiare ndryshoi botën

"The Times": Edhe pse tregjet e rimorën veten, bota ka ndryshuar thellësisht!

default

Mbi ngjarjet e ditëve të shkuara në bursat ndërkombëtare dhe mbi krizën bankare, gazeta britanike "The Times" shkruan: "Çfarë jave! Duket sikur bankat më të mëdha në botë janë një kërcim gjigand banxhi. Klientët e tyre, investuesit dhe punonjësit panë të pafuqishëm se si e ardhmja e tyre individuale financiare po binte në rënie të lirë për t'u ngjitur më pas sërisht. Por edhe pse tregjet e rimorën veten, bota jonë ka ndryshuar thellësisht."


Gazeta spanjolle liberale e djathtë "El Mundo" komenton: "Kriza financiare ende nuk e ka arritur pikën e saj kulmore. Autoritetet amerikane lanë të falimentonte banka e investimeve Lehman Brothers pasi donin të dëshmonin se sistemi është i shëndoshë dhe mund t'i kurojë vetë plagët e tij. Në rastin e kompanisë së sigurimeve AIG kapitalizmit financiar iu nevojit ndihma urgjente e shtetit për të mos përpirë vetveten. Kjo sjellje paradoksale dëshmon mungesë orientimi të autoriteteve financiare në SHBA. Në luftën për shpëtimin e tregut ndërkombëtar të kredisë Banka Qëndrore e SHBA, ashtu si dhe Banka Qëndrore Europiane, janë në gjendje të ofrojnë vetëm zgjidhje që i ngjasojnë arnave. Tregjet e kapitalit e kanë kuptuar këtë prej kohësh. Asgjë nuk mund t'a ndalojë tendencën në rënie në bursa."


Ndërsa gazeta italiane "La Stampa" komenton aksionin e shpëtimit për sektorin financiar:"Të gjitha brenda një nate. Meqënëse rreziku i një efekti domino në tregjet financiare ndjehej qartë, SHBA nxorën në fushën e betejes 'nënën e të gjitha mbrojtjeve'. Një moblizim të tillë të koordinuar forcash nuk ka patur më parë. Situata është shumë delikate dhe nuk mund të pritej deri në zgjedhjet presidenciale. Efektet duket se janë deri tani pozitive, por vlerësimi i tyre mund të bëhet vetëm me kalimin e kohës."


Dhe së fundi shkëpusim nga komenti në gazetën hollandeze "de Volkskrant" e cila e cilëson krizën financiare edhe dështimin e politikës neo konservatore: "Këto janë ditë të mbushura me emocione dhe tension. Qeveria Bush merr kontrollin e një kompanie sigurimesh. Taksapaguesit amerikanë duhet të mbajnë mbi supe shpenzimet për miliardët e vjedhur. Ekonomistët amerikanë flasin për nacionalizimin e kompanive të rëndësishme financiare. Tregu i brohoritur për kohë të gjatë nuk është pra në gjendje t'ia dalë vetë mbanë. Një vështrim magjepsës mund të themi: luftëtarët pararojë të tregut të lirë struken tani që punët nuk shkojnë mirë në prehërin e shtetit. Dhe çfarë bën një neokonservator i denjë? Fillimisht dështoi në Irak hipoteza e politikës së jashtme dhe tani i mori lumi edhe bindjet bazë ekonomike. Ndodh si në ndërtimin e kullës së Babelit, fillimisht arroganca dhe pastaj rënia."


  • Data 21.09.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FLxd
  • Data 21.09.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FLxd